Paraplegjikët: Gati për protesta; u hiqet pagesa kur janë të punësuar

redaktor

Në vjeshtë, personat me aftësi të kufizuara pritet të dalin në protesta në të gjithë vendin.

Kryetari i Këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuara, Sinan Tafaj ka deklaruar se qeveria po u heq pagesat për ata që marrin një rrogë apo pension pleqërie.

“Vendimi i 8 qershorit ka cënuar rëndë pagesën e aftësisë së kufizuar, që nuk është më një kompensim financiar por i kthyer në një pagesë ekonomike për të mbijetuar për ata njerëz që nuk u ka mbetur asgjë tjetër”, ka deklaruar Tafaj.

Edhe fëmijët e vegjël nën dy vjeç, të cilët kanë aftësi të kufizuara nuk do të trajtohen me pagesë. Ky vendim i qevrisë hyn në fuqi më 1 shtator, për t’u zbatuar si fillim si projekt pilot në njësitë numër 6 dhe 7 në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *