Parashikimi Contes: Juve e Roma favorite për titullin

redaktor

Vjen edhe dita e nisjes së Serie A 2014-2015. Edhe këtë sezon favoriti kryesor për të triumfuar është Juventusi, kampion në fuqi dhe fitues i tre edicioneve të fundit. Gjithsesi për bardhezinjtë nuk do të jetë më aq e thjeshtë pasi Roma është përforcuar ndjeshëm, ndërkohë që Napoli dhe Interi janë aty. Antonio Conte, ish trajneri i torinezëve tashmë në stolin e përfaqësueses italiane në një intervistë komentoi startin e Serie A, teksa dha mendimin e tij për skuadrat favorite.

“Unë mendoj se do të jetë një kampionat shumë i ekuilibruar, ku natyrisht Juventusi kampion në tre vitet e fundit, është favoriti kryesor pasi është përforcuar edhe në merkato. Gjithsesi kam idenë se bardhezinjtë do të kenë një punë shumë të vështirë për të mbërritur te titulli pasi Roma ka zhvilluar një merkato shumë të mirë dhe i ka mundësitë për të fituar. Nuk duhet harruar edhe Napoli që duhet të hedhë pas krahëve eliminimin nga Champions League, por kujdes Interin. Skuadra e Mazzarrit i ka mundësitë për t’i bezdisur të gjitha ekipet favorite në luftën për titull”, tha Conte.

45-vjeçari më pas foli edhe për Milanin e Filippo Inzaghit që këtë sezon nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës.

“Unë besoj se Milani do të bëjë akoma diçka në merkato. Momentalisht nuk mund të jap një mendim ta saktë për kuqezinjtë. Sigurisht që nëse te Milani mbërrin edhe një apo dy futbollistë të tjerë gjërat do të ndryshonin ndjeshëm për mirë”, theksoi trajneri i të kaltërve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *