‘Parashikimi’ i liderit suprem të Iranit: Arabinë Saudite e pret ndëshkimi hyjnor

Saimir Lleshi
In this picture released by an official website of the office of the Iranian supreme leader, Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei sits under a portrait of the late revolutionary founder Ayatollah Khomeini prior to his speech in a meeting with Iranian ambassadors in Tehran, Iran, Wednesday, Aug. 13, 2014. Khamenei on Wednesday dismissed the value of direct talks with the U.S., his first comments touching on meetings that officials from the Islamic Republic had with Americans dating back to secret talks that began in 2012. (AP Photo/Office of the Iranian Supreme Leader)

Arabia Saudite dënoi dje me vdekje një lider shiit që ishte ngritur në protesta antiqeveritare atje.

Kleriku Sheikh Nimr al-Nimr u ekzekutua në bazë të ligjit kundër terrorizmit, ndërsa ishte në mesin e 47 personave të arrestuar për këtë çështje. Irani reagoi për rastin, duke deklaruar se këtë vend do ta presë ndëshkimi hyjnor.

Lideri super Ayatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se sheiku i ekzekutuar është një martir dhe se ai ka reaguar në mënyrë paqësore.

Ekzekutimi shkaktoi protesta në Teheran, ndërsa ambasadës saudite atje ju vu zjarri. Policia shkoi më vonë duke shpërndarë turmën.

Por lideri iranian Ayatollah Khamenei thotë se kleriku shiit është ekzekutuar për shkak të kundërshtimit ndaj sundimtarëve sunitë të Arabisë Saudite,

“Ky dijetar fetar as nuk ka ftuar njerëzit në lëvizje të armatosur, as nuk ka qenë i përfshirë në komplote të fshehta”, ka shkruar Khamenei në Twitter.

“Akti i vetëm i Sheik Nimr ka qenë se ai ka qenë një kritik i hapur”, shtoi Khamenei, duke thënë se “gjaku i derdhur padrejtësisht i martirit Sheik Nimr do të ndikojë që hakmarrja hyjnore të vij shumë shpejt tek politikanët sauditë”. /Dita/

ambasada
Ambasada saudite në Teheran

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *