Parashikimi i motit për fundjavën, nuk ndalen reshjet

DITA Online
490371198

 

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe ditën e shtunë.

Kështu, sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) priten reshje në të gjithë territorin, që në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë shumë intensive.

Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër për shkak të intensitetit të reshjeve mund të shfaqen rrëshqitje të tokës.

Reshjet do të jenë në formën e dëborës 1200 metër mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 16

në vendet e ulëta: 11 / 15

në vendet malore: 4 / 9 °C.

ERA

Sot (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *