Parashikimi i motit për fundjavën

Edona Llukacaj

Këtë të shtunë pritet që një qendër presioni në Mesdhe të ndikojë në motin e kësaj dite.

Si rezultat, në zonat malore pritet të ketë një alternim të kthjelltësirave dhe të vranësirave, ndërsa në bregdet qielli pritet të jetë i kthjellët.

Pasditja do të jetë kryesisht e kthjellët në të gjithë vendin me ndërsa vranësira priten të shfaqen në zonën lindore të Shqipërisë.

Era do të fryjë me shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, dhe kjo do të shkaktojë dallgëzim 2 ballë në det.

Edhe gjatë paradites së nesërme, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e alternimeve të vranësirave dhe kthjelltësirave.

Ndërsa gjatë mesditës, zhvillimi i vranësirave në zonat verilindore dhe juglindore pritet të gjenerojë rrebeshe të shkurtra shiu. Pasditja pritet të jetë e kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Era do të fryjë me shpëjtësinë 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, dhe kjo do të shkaktojë dallgëzim 2 ballë në det.

Ndërsa vlerat minimale të temperaturës priten të jenë rreth 18 ° C vlerat maksimale priten të jenë rreth 38° C.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Trurin e shqiptareve e kemi ketu.
    Shikoni shkencetarin e bllokut komunisti sali.
    Shikoni monen profesore ne gjinekollogji per ceshtje pajdhi me ilirin specialist vjedhjeje.
    Apo doni kaubojsin ndokat nokat palokat e dash plonci apo fatgerdeci e sa e sa te tru mpire nga te dy krahet
    Specialistet e vjedhjes e gjakpirsat nuk ikin se nuk punojnr dot ne perendim.
    Prandak mos beni shkrime koti edhe flasim per levizjen e lire qe na e solli kryekomunisti kriminel sali

  • Honestly, I suppose such posts should be printed more and more due
    to the current situation and modern demands of the Millenials.

    I eagerly read them to get some new information that will correspond to my demands, such specific information I found on https://nightclubchicago.org/cheap-ways-lose-weight/. Each of
    us has a proper understanding of the information given to the
    general public, so I truly liked the guide and expected you to provide us
    with more things like this one.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *