Parashikimi i NASA-s: Fundi i 2015-ës me tërmete e të ftohtë ekstrem

Dita

Cikli i temperaturave ekstreme të ulëta dhe stuhitë janë vetëm fillimi i një periudhe afatgjatë që fillon me zvogëlimin e energjisë diellore në rrugën e natyrës. Prandaj faktori njeri me ndihmën e Chemtrails ka zvogëluar intensitetin e periudhave diellore për të reduktuar ngrohjen globale dhe me këtë shkakton “Vitin e akullit të vogël”?

Sipas shkencëtarit dhe klimatologut të NASA-së, John Casey, rekordi i dëborës dhe të ftohtit në Nju Jork dhe Shtetet e Bashkuara është vetëm fillimi i tridhjetëvjeçarit të ciklit e të ftohtit ekstrem  për shkak të reduktimit të energjisë diellore që emetohet në Tokë.

Nëse Casey ka të  drejtë, jo vetëm që një numër i madh i njerëzve do të ngrijnë, por priten edhe tërmete të mëdha, dhe shpërthimet vullkanike po ashtu janë të mundshme në disa pjesë të planetit. Dimri i herët përfshiu pothuajse të gjithë kontinentin e Shteteve të Bashkuara, dhe Casey mendon se kjo periudhë do të zgjasë për dekada të tëra.

Ky ish-inxhinier dhe konsulent në NASA ka botuar librin e tij provokues të quajtur “Dimër i zymtë: Dielli do të hedh të ftohtin që do të zgjasë 30 vjet”, në të cilën paralajmërohet ndryshime radikale në klimën globale.

“Toka po ftohet me shpejtësi të madhe”, thotë ai. “Nëse udhëheqësit e botës nuk reagojnë shumë shpejt, na presin ditë të errëta dhe të ftohta. Nëse ju shikoni në kurbën e temperaturës globale për 100 vitet e fundit, ju do të shihni se vjen një rënie e mprehtë që ndodhi pas 2007-ës. Ishte rënie e mprehtë e temperaturës globale gjatë 100 viteve të fundit,” argumenton John Casey.

 

Share This Article
7 Comments
  • Nasa na asht bere si llapaqeni Berisha.Kur ky nuk len asgja pa shpike shpife e saju.

    Deri pak kohet o burra se na u shkrine akujt e do na mbysin niveli i ujit.Fenomeni “Serre” jo zjarret,jo gazi karbonik,jo oksigjenie jo ozoni,Jo shtresa,nenshtresa e mbi shtresa.Tash mbas pak ketyne javeve na deklaron te kunderten,jo thjeshte po ne ekstrem te frigeshme.Do filloj ngrirja 30 vjecare.Uji i shkrime do ngrihet.Do ngrihen njerzit kopace.Ku them kopac do jene ne te gjithe veprimet e punes,instinktit dhe intimit.Do kemi foto teper interresante.Do ngrihen kovacet ne Kovacanet,Sportistet ne terren deri ne prerjen e finishit po qe nuk do e perfundojne se do i ngrije ANSA.Ca do jene duke nxjerre jashtqitjet te vecanta si dhe me te madhe e me te vogel.Do iu ngelin te ngrira thuse specia homus sapiensis ka ba avnacime ne krijime gjymtyresh.Ca do jene me gojore ca dhe me bosht-ore duke ba pompa.Jemi njerzit ma me fat,kam iden,ne gjithe kohenat e planetit qe dijme gjithshka e nuk dijme asgja.

  • Toka po ftohet, apo po nxehet?
    Se paska ardhur dimri heret ne Amerike nuk do te thote se po ftohet gjithe planeti. Te ne, ne Ballkan, akoma nuk ka filluar dhe jemi ne dhjetor pothuajse…

  • Para pak ditesh lexova nje studim te ekspertve te klimes se vitet 2015-2016 do te jene nga me te nxehtit e te gjithe kohrave .Tani na del NASA dhe na thote te kunderten .A duhen besuar? Ndoshta me keto teza abuzohet dhe ne nuk po kuptojme realen .
    Nje gje eshte e sigurt .Veshgimet e studimet periodike te klimes trgojne ne fakte kurben se si ndryshon klima .Une ndjek ne menyte tradicjonale disa nga fenomenet kryesore te kohes.Bile kam arritur te percaktoje deri ne masen 80 % kohen brenda muajt.Sigurishte per rajonin ku jetoje .Por kete e bejne te gjithe qytetaret ne glob .
    Nga sa di dhe kam vezhguar per periudhen 1960 -2015 klima ne rajonin qe jetoje eshte me kurbe ne ngritje e jo ne ulje .Temperaturat ,ererat ,rreshjet ,termetet ,mjergullat dhe tallazi i detit nuk tregojne perkeqsim por nje normalitet natyral .
    Une u qendroje bindshem fenomeneve te natyres ne unitetit qe nuk mund te prishet papandehur. Megjithe ate studimet shkencore kane peparsi ne percaktimin e fenomeneve te natyres .Le te shpresojme se dikush pa qellim shperndan kete lajme jo te kendshem .

  • Me duket se keta kerkojne te marrin te gjithe rolin e Nostradamusit te shekullit te XXI. Fenomenet natyrore jane pjese e ritualit te pervitshem te natyres. Çdo dimer ka patur te ftohtin e tij sipas shtrirjes gjeografike. Po keshtu dhe stinet e tjera me plus minuset e tyre. Dimer te nxehte apo te ngrohte nuk kam pare ndonjehere ne jeten time, po ashtu dhe behar te fresket nuk kam jetuar ndonjehere. Tejfune, shterngata, ciklone dhe Cuname nuk jane ndonje gje e re dhe e padegjuar sikunder dhe termetet deri shakterruese si ai i Turqise, Haitit e tj. Natyrsiht qe zhvillimi i industrise dhe teknologjise, ve♪5anerisht asaj kimike ka ndikimet e saj por jo deri aty sa mundohen te na bindin keta pensionistet e NASA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *