PARASHIKIMI/ Shi, furtunë, dëborë dhe diell, me të gjitha do përballemi këtë javë

Ornela

Shqiptarët do të përballen thuajse me çdo fenomen të motit gjatë kësaj jave duke filluar nga shiu, furtunat, te dëbora dhe rrezet e diellit.

Siç raporton Meteoalb, ditët në vijim do të jenë ato që konsiderohen “klasike” të dimrit, me qiellin e mbuluar në pjesën më të madhe të kohës me re, ndërsa reshjet e dëborës do të jenë të dëndura në pjesën veri-lindore dhe jug-lindore të vendit.

Ndërkohë, gjatë të mërkurës dhe të enjtes moti do të jetë i kthjellët, por mjaft i ftohtë me temperatura që do të zbresin deri në -6 gradë celcius.

Ndryshe nga më parë, reshjet e dëborës do të përfshijnë hapësirë më të mëdha duke zbritur deri në malësinë e Tiranës dhe të gjithë pjesën qendrore të veriut të Shqipërisë. Reshje dëborë do të ketë sot edhe nesër gjithashtu edhe në pjesën malore të jugut të vendit.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *