Paratë e pista, në 4 vite bllokohen 70 milionë euro

Gazeta Dita

Rastet që hetohen për pastrim parash janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit. Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave kallëzoi në 8 muajt e parë të vitit rreth 260 raste, të dyshuara për pastrim parash dhe financim terrorizmi.

Sipas të dhënave, gjatë periudhës Janar-Gusht, në Njësinë e Inteligjencës Financiare u raportuan 846 transaksione të dyshimta nga bankat, noterët, apo subjektet e tjera që kanë detyrim ligjor për të raportuar. Por, pas analizave ky institucion ka klasifikuar si të rrezikuara për pastrim parash 257 raste, të cilat janë kallëzuar në Prokurori ose Policinë e Shtetit.

Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave nuk ka kompetenca hetimi. Ajo kryen vetëm analizën financiare dhe rastet që klasifikohen me risk të lartë ua përcjellë organeve hetuese.

Megjithatë, ky institucion ka të drejtë të bllokojë shumat e përfshira në transaksionet e dyshimta. Sipas të dhënave, në 8 muajt e parë të këtij viti u bllokuan mbi 5.5 milionë euro, ndërsa në total për 4 vitet e fundit janë bllokuar mbi 70 milionë euro, të dyshimta për pastrim parash.

Por edhe pse vlerat e bllokuara janë rritur ndjeshëm, shumë pak prej parave të krimit arrijnë të konfiskohen përfundimisht. Sipas raportit vjetor që Njësia e Inteligjencës Financiare ka dërguar në Parlament, numri i personave të dënuar dhe vlera e parave që konfiskohen nga organet e drejtësisë janë minimale.

Share This Article
2 Comments
  • Njesia e inteligjences financiare ka shume te drejte kur deklaron shumat qe konfiksohen nga drejtesia jane minimale, dhe sidomos kundrejt 1.3 miljard dollareve, apo eurove, qe sipas FNM kane dalun “ilegalisht”vetem ne vitin 2013,kjo tregon se ne mes PS-es e PD-es ka nje marveshje te fshehte,qe sundohet nga drejtesia demagogjite komunisto-nzifashiste e terrorister,si “sherbim,perca e sundo,dhe mashtro, mashtro, se dicka do te fitosh, duke derdhur lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin dhe popujt. Mjaft me, koha e bukur duket qe ne mengjes;thote pooulli. Dridhuni e perdridhuni, po vjen ora qe nga trastat peme te kalbura jasht do t’hidhen……….Duan apo nuke duan bijte e eterve dhe mostrat e tyre me nje barre krimesh mbi supe, te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla, sa istitucionale aqe me shume dhe popullore e medjatike. Mallkimi i mijra nenave e grave te veshura me te zeza dhe i mijra femijeve jetim shume shpejt do te bjere mbi to. Zoti vonon por kurre nuke harron te ndeshkoje krimet dhe bashkepuntoret ne to. Besoni, binduni dhe denonconi e protestoni ndaj kesaj grabite e terrorri nga fuqia e pushteteve, se Shqiperia do te behet pa berishovicet, bashovicet, medijvicet e metovicet me sozi, vertet e lire dhe demokratike ku ujit do ti thuhet uje, dhe bukes buke.

  • Perderisa kjo e ashtuquajtura “Njësi e Inteligjencës Financiare” nuk ka kompetenca hetimi, por na paska konfiskuar tashme 70 milion €, dmth. majen e ajsbergut, atehere cfare e pengon ate te informoje “ashtu si pa dashje” gazetarine e leshit investigativ, se cilet jane konkretisht individet apo subjektet kriminele qe jane merre me larje parash dhe sidomos me financimin e terorrizmit?

    Vecmas kesaj, pse nuk njoftohet se per cfare lloj sherbimesh publike eshte menduar te konsumohet ky 70 milionshi i sekuestruar dhe i depozituar ne depot pa cati te Ali Babes?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *