Nuk është vetëm alarmi i ngritur nga Banka Botërore në vrojtimin e fundit të saj për ekonominë shqiptare. Edhe raporti i fundit i auditimit të Buxhetit të Shtetit të KLSH jep të dhëna shqetësuese për të ardhmen e pagesës së pensioneve për afro 700 mijë pensionistë të qytetit dhe të fshatit. Reforma e pensioneve ka ndalur në vend. Numri i kontribuesve të subjekteve që janë në përgjegjësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), në vitin 2012 është 427,150 kontribues, nga 456,157 kontribues që ishin të programuar, me një diferencë prej 29,007 kontribues të cilët mungojnë dhe nuk janë të regjistruar si debitorë. Kjo diferencë është konstatuar vetëm në numrin e kontribuesve në sektorin privat. Në fund të vitit 2012, gjendja debitore si pasojë e kontributeve të paarketuara të mbartura para vitit 2005, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore është në shumen 382.7 milionë lekë dhe pas vitit 2005, deri në mbyllje të vitit 2012 rezulto1.8 miliardë lekë (mbi 56 milionë euro!).
Informaliteti financiar që vjen nga diferenca midis pagës që derdhën kontributet, me pagën reale mujore që marrin të punësuarit, është shumë i lartë. Ai është vështirë të evidentohet nga auditimi, pasi nuk disponohen të dhëna analitike për numrin e kontribuesve sipas pagës faktike nga DPT. Por mjafton të analizohet vetëm rritja e pagës minimale, ku konstatohet një evazion fiskal i konsiderueshëm. Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që mblidhen nga DPT, sipas evidencës financiare të DPT në vitin 2012 ndaj vitit 2011, janë rritur me 3%. Ndërkohë që, me VKM, paga minimale në vitin 2012 është rritur me 4,76%, pra krahasuar me vitin 2011 efekti financiar është më pak për 1.7% ose rreth 865 milion lekë (6.2 milionë euro). Ky tregues nxjerr në dukje evazionin nga mosderdhja e kontributeve mbi bazën e pagës faktike. Nga auditimi, del qartë se në shumë subjekte, pagat referuese që zbatohen për të punësuarit në përgjithësi janë më të ulta se pagat faktike mujore që këta të punësuar marrin në të vërtetë.
Nga ana tjetër, numri i personave të vetëpunësuar që duhet të paguajnë kontribute është 184,137 persona, ndërsa numri fizik sipas këtij bilanci që kanë paguar kontribute si persona të vetëpunësuar në bujqësi për vitin 2012 është 72,428 persona. Del se nuk kanë paguar kontribut 111,709 persona! Një në çdo dy shqiptarë që punon në fshat as nuk pyet për sigurimet shoqërore!
Bazuar në ligjin për sigurimet shoqërore, Shteti jep në fondin e sigurimeve shoqërore, diferencën e kontributit midis shumës së derdhur nga personat e vetëpunësuar në bujqësi me kontributin minimal vjetor në qytet. Në këto kushte, shuma e kontributeve të paderdhura në fondin e sigurimeve shoqërore nga buxheti i shtetit përllogaritet 3 miliardë lekë, ose mbi 23 milionë euro. Kjo shumë rrit së tepërmi defiçitin buxhetor të pensioneve, i cili kap shifrën 5.3 miliardë lekë ose 38 milionë euro. Kjo ul ndjeshëm kontributin e ligjshëm për pensionet dhe rrezikon pagesën e tyre në të ardhshmen e afërt.
Mosrealizimi i të ardhurave në sigurimet shoqërore ka ardhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mosrealizimi i numrit të personave të siguruar. Ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh, të përhershëm apo sezonalë, që nuk kthehen në atdhe. Gjithashtu, duhet evidentuar mungesa e një bashkëpunimi me personat e siguruar, për të vazhduar sigurimin vullnetar, deri në plotësimin e kushteve për përfitim, si dhe puna e pamjaftueshme e sektorit të sigurimit vullnetar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Numri i lartë i subjekteve debitorë dhe i kontribuesve që ato përfaqësojnë, janë një problem shqetësues jo vetëm për mosmbledhjen e të ardhurave të konsiderueshme me pasojë krijimin e defiçitit dhe subvencionimin e tij nga buxheti i shtetit në sigurimet shoqerore, por sepse ato mbartin edhe një problem të madh social, në fushën e përfitimeve nga ligji i sigurimeve shoqërore, pasi si rezultat i mospagesave të kontributeve për një numër të madh personash, të punësuar në këto subjekte, këta shtetas nuk mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore asnjë lloj pensioni. Po kështu, mungesa e listëpagesave sjell vështirësi në përcaktimin e masës së pensioneve të pleqërisë. Këto vështirësi rrezikojnë të kompromentojnë të gjithë skemën e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore tek ne. Qeveria me planin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2014 duhet të kryejë ndërhyrje vendimtare dhe urgjente në skemën e sigurimeve shoqërore dhe të pagesës së pensioneve në Shqipëri, për të evituar shkuarjen e saj drejt falimentimit të plotë dhe mbajtjes vetëm nga subvencionet shtetërore.

Edlira, a eshte kjo analize e juaja apo permbledhje e nje analize te jashtme nga gazeta dita dhe ne kete rast mungojne referencat. Sido qe te jete ne te dyja rastet, nuk mund te jesh aspak dakord si lexues, me frymen e panikut qe perhapet. “Rrezikohen pensionet” !!!!!!!!!
Si mund ta mendoni nje sekonde qe shteti , qeveria jane gati t’u shlyjene disa biznesmeneve 500 milione euro borxh nga buxheti i shtetit, dhe po ky shtet do te guxonte mos te paguante 50 a 60 milione euro qe thoni ju ne shkrim, per te mos paguar pensionet. Te shkruash gjera te tilla eshte panik veresie. Ajo qeveri qe do te guxonte te deklaronte se pranon te paguaj nje buxhet per mbrojtjen e vendit prej 200 milion eurosh ne vit, dhe perbuz te paguaj 50 milion per pleqte, ajo qeveri do te bjere per 24 ore. Mos perhapni panik; mon ngaterroni veshtiriste buxhetore qe jane ne te gjitha fushat, me falimentin; shteti nuk Belle Air. fatmiresisht 🙂 . Me respekte GB
ore pensionet rrezikohen qe cke me te. Kane disa vite qe injektohen para te buxhetit, ne nje institucion qe dueht te mbaje veten me para te kontributeve. Ne nje shtet serioz do kishte ikur per lesh si Jozefina ISSH-ja dhe hallkat e zinxhirit rresht. Po thuaj hajde mo, dava karagjozash. Te shohim deri kur do te mund ta mbajne te vdekurin ne kembe
Parate e pensionisteve nuk ka pse te jene te rrezikuara; shteti po. Vota e pensionisteve e solli Edi Ramen ne fuqi per te permiresuar pensionet, jo per t’i rrezikuar. Sali Berisha i mbajti pensionet e ulta, por kurre nuk tha se jane ne rrezik. Edhe sikur shteti te bjere, parate e pensionisteve do te paguhen nje me nje. Eshte detyrim kombetar per ata qe e shkrine jeten e tyre qe ju te rinjte te jetonit me mire, te mesonit me mire, te punonit me mire, jo t’u rrezikoni jeten se jeni te paafte. Nuk mund te kete asnje pasuri mbi toke , asnje lumturi ne kete vend pa u shlyer djersen e ballit (ndonjese nje shlyerje skandaloze) te pensionisteve.
PS: A e dini ju se shumica e te abonuarve tek “Dita” jane pensioniste? Verini gishtin kokes.
Genci , je i sakte dhe eshte e vertete ajo qe shkruan . Pensionistet jan njerzit me te vuajtur te kohes me keq nuk behet , dhe nuk ka vend per me keq – ata po presin ne heshtje dicka per me mire- jan mesuar te durojne dhe kur nuk duhet – dhe keshtu abuzohet me ta .
E ku do tia dij Rama per pensionet dhe pensionistet. Rama di vetem nje gje, si te kenaq miqt me pushtet. Tani e ka rradhen Idrizi dhe per Ramen ka me shum rendesi te mos i prish terezia ne Kuvend sesa te rregullohet ISKSH e pensioneve. Prandaj ket istitucione ja ka len asaj vajzes qe ka derguar Idrizi qe ne kohen e berishes. Lum si ne. Ju te gazetes dita me pelqeni se beni luft pa kompromis me abuzesit, prandaj vazhdoni te informoni popullin per abuzimet ne pensione dhe drejtoren kukulll. deputet e ps e kane vulosur gojen, ate qe se bejne dot ata bejeni ju te dites