Paratë tu merren të kamurve, jo neve

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Ç’mendon ti moj Jozefinë, si do e mbushi arkën Rama? Duke ju marrë paratë të pasurve? Po ai nuk po taton bizneset, universitetet dhe spitalet private, baret, restorantet e mëdha, linjat e transportit, ndërtuesit a importuesit e mëdhenj. Po të bënte këtë dilte jashtë sistemit që ngritët ju. Po Rama e njeh mirë terrenin ku shkel, ai paranë e merr atje ku merret. Ja, aty ku qytetari është i detyruar të përplasë kokën, siç thoni ju, te rritja e kuotës së pranimit në universitetet publike, aty te energjia, te uji i papijshëm, të pijshmin e blejmë sërish, te nafta, te 20% TVSH i çdo artikulli, te tatimi njëlloj i dyqanit 10 m2 me atë që ka 100 m, te barazia e barit në bllok me atë në Kavajë.

Pra ju s’keni arsye të votoni kundër, pasi keni shpatullat e ngrohta. Të zhgënjyer dalim ne që kemi votuar pro ramëve 25 vjet pa interes e tjetër prisnim dhe këtë Rama e di mirë, ndaj na zëvendëson me idrizët, bamirët, me nokët. Ndaj dhe kalojnë te PD-ja, te LSI-ja. Miqësisht Dita, Xh.Cora.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *