Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Përdoret rëndom shprehja, madje me”një siguri filozofike, -“Kështu është jeta”. Absolutisht e pa vërtetë. Jeta ka lindur e thjeshtë duke u bazuar në parime natyrore. Rrugëtimi i mëtejshëm na përket ne. Pra i bie që jeta nuk ka lindur por është ndërtuar kështu. Ajo nuk ka faj për injorim të këtyre parimeve. Shpesh i përdorim si mbulesa të së keqes e të mashtrimit. Shqipëria duhet të jetë shembull në “luftën”e parimeve.
Nuk ka të korruptuar, hajdut a sidomos politikan që nuk ka për pjatë të parë këtë taktikë që fatkeqësisht në shumicën e rasteve ka dalë e suksesshme. Shiko parlamentin apo konferencat e shtypit ku politikanët tanë çirren së betuari për “kokën”e parimeve. A e keni dëgjuar Salinë sa e ka për “zemër” Shqipërinë?
A e keni pare të derdhë “lot” gjaku e zjarri disa herë në “parim”. Po Lulin që i “mbushen” sytë me lot e me qy kur betohet në emër të parimit për “dashurinë” që ka për popullin. Po grekët a i keni parë që bëjnë be për ndjejat e pastra e miqësore për shqiptarët kur akoma edhe sot e kësaj ditë vazhdon absurdi i gjendjes së luftës. Miq në kohë luftë! I qartë si fenomen po parimi ky ka vrimë të futet. Jemi në N.A.T.O.
Pra aleatë për të luftuar në krah të njeri-tjetrit kundër armikut të perbashkët. Nuk di se ku hyn miqësia mes armiqsh. Argumentohet me lloj lloj “parimesh” të ardhur keq që një nocion i nderuar si parimi të katandiset në këtë derexhe? A nuk po e degradojmë në vete? Atëhere a është faji i jetës si fenomen apo i njeriut vetë? Nuk besoj se përgjigja është e vështirë. Nga Profeti.
