Të paktën tetë persona mbetën të vrarë, ndërsa dhjetëra të tjerë raportohen të plagosur, ndërsa një tren ndërqytetas doli nga shinat pasditen e së premtes në Bretigny-sur-Orge, pranë Parisit.
Treni ishte nisur nga kryeqyteti i Francë me drejtim qytetin e Limozhit, në Francën Qëndrore.
Aktualisht është e paqartë se çfarë shkaktoi aksidentin e ndodhur rreth orës 17:00, me orën shqiptare, por sipas “Le Parisien” mundësia më e madhe është një gabim njerëzor apo një avari në sistemin e frenimit të trenit.
Mediat franceze raportojnë se shumë pasagjerë ndodhen ende të izoluar në vagonat e përmbysur dhe bilanci i fatkeqësisë nuk është ende i qartë.
Raportimet ende te paqarta te “Le Monde” thone se ndersa disa te mbijetuar tentuan te largoheshin me shpejtesi nga vendngjarja, gjeten vdekjen si rrjedhoje e renies ne kontakt me linjat e tensionit te larte te sistemit te elektrik te trenit, mesa duket te demtuara edhe ato nga aksidenti.
Me dhjetëra zjarrëfikëse dhe forca të shpëtimit kanë mbërritur në zonë, për të asistuar të plagosurit.
Michel Pouzol, deputeti i zones së Bretigny i bëri një thirrje qytetarëve të zonës që të asistojnë si të munden të gjithë të lënduarit.
