Alarm për bombë tek ‘Harku i Triumfit’ në Paris, evakuohet zona, policia ka vendosur perimetër sigurie, ndalohet lëvizja e automjeteve dhe pezullohet qarkullimi në metro.
Policia u vendos në skajin perëndimor të Champs-Élysées, aty ku qëndron monumenti i Harkut të Triumfit, sot në orën 15.00 pasdite.
Sakaq, zona përreth monumentit është evakuar ndërsa policia vazhdon kërkimet, shkruajnë mediat franceze. Ndërkohë, parku Paris Champ de Mars rreth Kullës Eiffel u evakuua pak pasdite pas zbulimit të një qese të mbushur me municion, tha një zëdhënës i policisë.
Ai shtoi se evakuimi i parkut tani kishte mbaruar, në fotografitë që qarkulluan nga gazetarët francezë u tha se tregonin municionin e gjetur afër Kullës Eiffel.
h.b/dita
