Paris Hilton “vdes” këngëtarin Robbie Williams

anazapta

Paris Hilton ka bërë një gafë që ka bërë xhiron e botës. Në vend që të shprehte dhimbjen për ndarjen nga jeta të aktorit të Hollivudit, Robin Williams, bjondja trashëgimtare e rrjetit të hoteleve “Hilton” i ka dhënë lamtumirën në Tuiter këngëtarit Robbie Williams.

”Lamtumirë Robin, një nga këngëtarët më të mirë që kam dëgjuar. Pushofsh në paqe Robin williams”, shkroi Paris në profilin e saj menjëherë pas lajmit për vdekjen e aktorit protagonist të “Mrs. Doubtfire”.

Një gafë e ngjashme ishte para disa muajsh edhe ajo e shumë fansave të Morgan Freeman, të cilët pas vdekjes së liderit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, nisën t’i shprehin aktorit dhimbjen për ndarjen nga jeta në profilin e tij.

Ngjashmëria e Freeman me Mandelën dhe fakti që aktori ka luajtur rolin e tij mund të bëhen shkak për një ngatërresë të tillë, por në rastin e Hilton, e cila ka akses në jetën e Hollivudit dhe i njeh nga afër shumicën e yjeve atje, kjo është e pafalshme. / G.S.

paris-hilton

Robbie Williams
Robbie Williams
Robin Williams
Robin Williams

 

Share This Article
5 Comments
  • E pafalshme? Po kjo është karagjoze, sinonim i gafës, vetëm duke bërë gafa fiton një çikë vend nëpër qoshet e kronikave.

  • Per trute qe ka, kjo mund te vije dhe te hape nje universitet privat ne … Shengjin… gjithnje nqs ia hap telefonin “krietari i kamunes” – Salv(d)ator Kaçaku 😉

    • Hahah, Jo kete lajm e lexoi edhe Kapterr i Presidences Syrtyk Nishani dhe tha: Do ta kthej mbrapsht per rishqyrtim !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *