Një makinë është përplasur me një piceri në një fshat në jug të Parisit duke vrarë një vajzë dhe 8 persona të tjerë u plagosën.
Sipas RT, bëhet e ditur se 5 persona janë plagosur ndërsa drejtuesi i mjetit është kapur nga autoritetet e vendit.
Makina e tipit ‘BMW’ është përplasur me verandën e picerisë në mbrëmjen e së hënës (14 gusht 2017).
Pamjet e publikuara tregojnë tavolina dhe karrige të thyera, ndërsa makina ka hyrë brenda ambientit.
Shkaqet e ngjarjes kanë mbetur të paqarta, ndërsa policia franceze vazhdon hetimet.


