Nata e terrorit e përjetuar nga populli francez mund të kishte qenë një tragjedi e frikshme që do të kishte nisur që nga brenda stadiumit “Stade de France”, ku dhe spektatorët, pak a shumë në dijeni të ndodhive që po ndodhnin jashtë impiantit, kaluan momente paniku, teksa u detyruan të qëndronin të bllokuar deri në mesnatë.
Një nga atentatorët e Parisit, kishte një biletë për ndeshjen Francë-Gjermani, por u ndalua nga rojet e “Stade de France” pasi zbuluan se mbante eksploziv. Në këtë moment, ai u largua me vap dhe hodhi veten në erë. Lajmi bëhet i ditur nga “Wall Strett Journal”, që citon një punonjës të sigurisë së stadiumit
Lajmi u bë i ditur nga një roje sigurie të stadiumit ku po luhej Francë-Gjermani: “Një prej atentatorëve iu nënshtrua kontrollit në hyrjen e stadiumit, 15 minuta pasi kishte filluar ndeshja dhe iu gjet veshur një brez i mbushur me eksploziv. Në momentin që u pikas iku me vrap duke e aktivizuar dhe duke shpërthyer edhe veten e tij”, bëri të ditur një roje e sigurisë së stadiumit ku po luhej ndeshja Francë-Gjermani.

DO ISHTE BERE QAMETI.