Ndryshimi i presidentit te Barcelona nuk do të ndikojë në qëndrimin e klubit kundrejt Leo Mesit. Sandro Rosel i kishte premtuar rinovimin, për ta bërë lojtarin më të paguar në botë dhe në të njëjtën linjë është edhe pasuesi i tij, Josep Bartomeu. Por, edhe pse rinovimi i argjentinasit duket pranë, është dikush që mendoj se mund të futet në mes e të prishë gjithçka. Paris SG ëndrrën të marrë lojtarin më të mirë në botë dhe nuk është dorëzuar ende, pavarësisht zërave për rinovim. Në dhjetor, klubi francez e përgënjeshtroi mundësinë e këtij super operacioni, por e përditshmja “L’Equipe” zbulon planin e fshehtë të parisienëve, të cilët po përgatiten për “bombën” e shekullit. Drejtuesit e Parisit, me presidentin Al-Khelaifi në krye, kanë nisur kontaktet për të bërë të mundur që Mesi të jetë pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm. “L’Equipe” më tej shkruan se ky operacion është i vështirë, por kampionët e Francës janë të vendosur ta provojnë fatin e tyre dhe madje të sfidojnë këdo që u del përpara deri në fund. Shifra 250 milionë euro, klauzola që argjentinasi ka me klubin katalanas, duket se nuk është problem për xhepin e Al-Khelaifit, i gatshëm të derdhë shumën e kërkuar në llogarinë e Barçës, vetëm për të plotësuar këtë dëshirë të madhe. Sipas burimeve të cilave u referohet “L’Equipe”, kontaktet kanë nisur direkt me babanë e katër herë fituesit të “Topit të Artë”. “Nuk ka asgjë për momentin. Leo është lojtar i Barcelonës me një kontratë disavjeçare, por në të njëjtën kohë është nder që Paris SG interesohet. Në futboll dihet mirë që kurrë nuk mund të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Vetëm Zoti e di”, thotë Horge Mesi. Me argjentinasin në skuadër, Parisi synon që pas dominimit në Francë të bëjë të njëjtën gjë edhe në Evropë.

Qe MESSI ka krijuar tjeter Profil ne kete sezon te La-Liges ,kjo duket sheshit .
Ai nuk ka deshire qe te vazhdoje me tek BARCELONA duke parese TIKI-TAKES i eshte gjetur receta .Me sa duket ai po kerkon qe te leviz nga BARCA dhe ai keteper mua do ta beje qe pas perfundimit te Boterorit ,te cilin me gjase e fiton Brazili.
PSG eshte kampione e Frances dhe kryeson sivjet, por nuk eshte se dominon ne kuptimin absolut
Duhet te mos harrojme qe kampionati Francez eshte shume larg atij Spanjoll, Gjerman, Anglez dhe Italian
Vetem PSG dhe Monako mund te kene nje fare suksesi ne europe
Me nje lule nuk vjen pranvera thone nga anet tona
8 dite me pare mediat franceze zhurmonin duke thene qe PSG nuk ka rival ne France pas fitores 5-0, por me pas eliminimi nga kupa dhe barazimi dje dhe gjithe analistet dje filluan te flasin per nje PSG normale, qe dominon nje kampionat me nivel mesatar
Sbesoj se Messi kerkon te ike nga Barcelona, se vete loja e tij, eshte e rregulluar ne nivelin e lojes katalanase.