Paris SG, Verrati rinovon deri më 2018

redaktor

Marko Verrati ka rinovuar kontratën me Paris SG deri në vitin 2018, duke u dhënë fund spekulimeve për një rikthim në Itali. Mesfushori i të kaltërve shkoi në kryeqytetin francez nga Peskara e sapongjitur në Serinë A dhe ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm në fitimin e titullit. Ai është përmendur shpesh për një rikthim në vendin e tij, por edhe për të shkuar në Madrid, pas vajtjes së Karlo Ançelotit në stolin e Realit. Përballë gjithë këtë interesimi, presidenti Al Khelaifi e ka bindur lojtarin e ri të rinovojë, çka është njoftuar në faqen zyrtare të klubit në internet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *