Tre gra kurde janë gjetur të vdekura në Paris. Tre viktimat, të goditura me pistoletë në pjesën e qafës, janë gjetur në rrugën “Lafayette”, në afërsi të Institutit Kurd.
Ato ishin anëtare të Partisë Së Punëtorëve Kurdë. Burime kurde bëjnë të ditur se njëra prej viktimave, Sakine Cansiz, ishte një ndër themelueset e kësaj partie.
