Parkim i gabuar? Fqinji hakmerret me makinën

editor

Si në çdo vend të botës, përdorimi i makinës nuk do të thotë vetëm respektim i rregullave të qarkullimit. Që të jesh një shofer perfekt, asi nën mëngë është parkimi. Për të gjithë ata që kanë dhënë provimin e patentës, kanë pasur tejet frikë pjesën e parkimit. Ka më pas nga ata që me kalimin e kohës perfeksionohen, por ka edhe nga ata që nuk arrijnë kurrë të parkojnë siç duhet.

Duket se ky fakt, ka detyruar një banor të Nju Jorkut, të hakmerret rëndë ndaj dy fqinjve të tij, të cilët për të disatën herë linin automjetin e tyre të parkuar gabim. Pa asnjë lloj problemi, nëpërmjet një spray në ngjyrë të zezë, ai ka shkruar komente fyese, duke përdorur një fjalor sa ironik ashtu edhe të larmishëm.

“Mëso si të parkosh!”, ka qenë një prej këtyre mbishkrimeve, që duket se ka shërbyer si dënimi i duhur për parkimin e gabuar. Kjo mund të ketë çliruar nga inati shkruesin e kësaj parulle, por pronarëve të automjeteve nuk u ka pëlqyer aspak. Mësohet se ata u janë drejtuar forcave të policisë, duke bërë edhe kallëzimin penal, ndërkohë që, autori i hakmarrjes vazhdon të mbetet ende një mister./A.V

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *