Dy persona kanë rënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të një operacioni të policisë së Tiranës, i koduar “Parkingu”. Aidi Dylberi, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, dhe Edmond Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan u vunë në pranga për një sasi 500 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis i presuar. Dy të arrestuarit po e transportonin lëndën nga Elbasani drejt Tiranës, ku synonin ta shisnin në lokalet e natës. Policia po heton në lidhje me përfshirjen e të tjerë personave në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.