Parku Kombëtar i Thethit po rrezikohet nga zjarri i rënë që orës 14:30. Helikiopterët VIVA me kërkesë të Drejtorisë së Emergjencave Civile, po punojnë për shuarjen e flakëve, duke hasur në vështirësi, pasi ka vetëm një vend në fshatin Ndërlysë ku ata mund të marrin ujë. Në total, pilotët e VIVA kanë kryer rreth 19 mijë orë fluturime gjatë misionit të tyre për shuarjen e zjarreve të rëna gjatë verës.
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë Parkun Kombëtar të Thethit që prej orës 14:30 të kësaj të premteje.
Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka kërkuar edhe ndihmën e Prefekturës së Shkodrës, për ndërhyrjen nga ajri për izolimin dhe shuarjen e tij, pasi terreni është shumë i vështirë.
Kjo ka sjellë edhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes së helikoptyerëve VIVA, me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.
Sikurse duket edhe në pamjet e siguruara nga Ora News, ky është i vetmi vend ku helikopterët VIVA mund të marrin ujë për fikjen e zjarrit ne Theth dhe më konkretisht bëhet fjalë për fshatin Ndërlysë.
Ora News mëson se situata është e rënduar për shkak se flakët e zjarrit po përhapen, në një kohë që zona nuk është e mbuluar mirë me valë telefonike.
Në vend ngjarje ndodhet edhe stafi i Agjencisë së Zonave të Mbrojttura, ku po punon krahas VIVA për izolimin dhe shuarjen e tij.
Zjarri në Theth ka përfshirë një siperfaqe te madhe dhe ndihmohet edhe nga erërat e forta, ndërsa ende nuk dihet nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Prej muajsh helikopterët ViVA po japin një ndihmë të jashtëzakonshme për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin, duke kryer më shumë se 19 mijë orë fluturime.

Cna merziten me keto lajme, zjarr ketu, zjarr atje, pune e madhe se po digjen pyjet, po shkretohet natyra shqiptare.
Une me EDUSHKEN jemi ne bregdet, ne plazhin e Dhermiut duke u la ne det e duke u freskuar.
Me plasi mua se cfare bej me EDI-n, jemi si ushtari SHVEJK ç’me duhet mua se cfare bej une.