Parkut të Liqenit i shtohen 200 pemë, Veliaj: I kthejmë qytetin njerëzve që duan progresin

Elton Tafaruci

Parkut të Liqenit i janë shtuar edhe 200 pemë të tjera lisi.

Bashkia e Tiranës i ka mbjellë ato në pjesën jugore të Liqenit, në zonën që kufizon me Unazën e Madhe, e cila deri para pak kohësh ishte kthyer në një vatër papastërtish dhe infeksionesh për banorët e zonës dhe të vet liqenit.

Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që e bënë të ditur këtë lajm në rrjetin social facebook, të cilin e shoqëron edhe me një album me foto jo vetëm nga ky aksion por edhe punët e tjera publike që po bëhen në qytet.

“Mbollëm 200 pemë Lisi sot tek Parku i Liqenit, filluam trotuarin e ri tek Rr. 5 Maji, rikonstruktuam rrjetin e ujësjellësit tek Komuna e Parisit dhe riparuam rrugën “Mihal Grameno”. Ja kthejmë qytetin njerëzve që duan progresin”, shkroi Veliaj.

Share This Article
1 Comment
  • HIDH BETON DHE MBILL PEME DHE SHAJ SHOQERINE CIVILE

    Kjo eshte demagogjia e fadromistit te Edvinit qe nga njera ane po betonizon Shen Prokopin si nje KULCEDER lakmitare qe po i shkul edhe fijen e fundit te barit per parqet e femijeve dhe nga ana tjeter hedh persiper lekure dele dhe po kerkon te paraqitet si nje ENGJELL shpetimtar si nje nene Tereza per femijet e Tirones.

    prandaj na mbete te themi se:

    KETA RILINDAS PO KALOJNE EDHE ENVER HOXHEN ME DEMAGOGJINE DHE MASHTRIMET E TYRE ORDINERE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *