Parlament si konkubinat e Fevziut

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

E nderuar Dita! Po bërtet “elita” e Tiranës, një përzierje e demokracisë sonë infantile midis ordinerëve (spiunëve) të kategorisë së dytë apo të tretë të komunizmit me kandidatët e Byrosë dhe këta gjykojnë e kuptojnë vetëm atë që është e ngjashme me ta. Pra i poshtri kupton poshtërsitë, rrëmujaxhiu rrëmujën dhe veprat e tyre personale duken më të mira se të gjitha të tjerat. Këtyre i ka kënduar historia që në lashtësi o i mrekullueshmi popull, dëgjoje. Mos u mrekulloni që ata flasin kësisoj dhe të kënaqur me veten, kujtojnë se janë më të bukurit: të bukur i duken qetë kaut, qentë qenit, gomerët gomarit dhe po ashtu derrat derrit. Ku po shkon kështu qytetaria jonë? Duhet marrë shembull vitaliteti i popullit grek me kambanën e Syrizas. Mjaft me këtë parlament si konkubinat e Fevziut. I nderuar Kryeministër, ju po na shtrembëroni votat me “gjithë përfshirjen” e famshme, njëri gozhdës e tjetri patkoit, vaj medet! Genc Labi, Durrës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *