Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, një ndër më të vjetrit në Parlamentin e Shqipërisë, i ka kushtuar një “bejte” atë se çfarë po ndodh në seancat e vazhdueshme.
Sharjet, fyerjet dhe akuzat janë bërë rutinë tashmë në seancën plenare dhe deputeti duket se është “lodhur” nga kjo. Kjo me sa duket është arsyeja që Dokle ka paralajmëruar se nuk do të kandidonte më.
“SHKOLLA E SHARJEVE”
Parlamenti yne vazhdon avazin…Shaj…shaj…shaj…
Shaj të gjallë e shaj të vdekur, shaj te rinj e shaj pleq,
shaj nëna e baballarëë, shaj bij dhe bija…shaj, vetëm shaj!
Të vjen turp edhe të dëgjosh.
Parlament, të rëntë pika,
Të shkoi dita duke sharë,
Po me shume se helmi e thika,
Vret një fjalë e palarë!

PARLAMENT PALLASH DHE INJORATESH DOKLE! MOS TE VIJE KEQ.
PRASI
na eshte peshtire parlamenti se perbehet nga njerez te peshtire.