Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Parlamenti britanik hedh poshtë marrëveshjen e BREXIT-it
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Parlamenti britanik hedh poshtë marrëveshjen e BREXIT-it
BoteLajmi i fundit

Parlamenti britanik hedh poshtë marrëveshjen e BREXIT-it

DITA Online
Published January 15, 2019
Share
SHARE

Parlamenti i Britanisë votoi sot kundër marrëveshjes së BREXIT-it, që qeveria e Kryeministres Theresa May negocioi me Bashkimin Europian.

Ligjvënësit votuan me një shumicë dërrmues votash, 432 kundër me 202 pro marrëveshjes.

Britania është në plan të largohet nga BE-ja pas 73 ditësh dhe kryeministrja May ka afat deri të hënën të sjellë një Plan B në Parlament. Por udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës Jeremy Corbyn, bëri thirrje menjëherë që qeveria aktuale të përballet me një votë mosbesimi.

Zonja May e anuloi një votim të mëparshëm që ishte në plan për në dhjetor, kur u pa qartë se ajo nuk i kishte votat e mjaftueshme për miratimin e marrëveshjes.

Si ligjvënësit që e mbështesin, edhe ata kundër BREXI-it, nuk janë dakord me kushtet e marrëveshjes.

Disa ligjvënës kanë propozuar mbajtjen e një referendumi të dytë, si ai i vitit 2016, që i hapi rrugën Britanisë drejt largimit nga Bashkimi Europian. Të tjerë duan që kontrollin e procesit të BREXIT-it ta marrë nga zonja May dhe kabineti i saj, Parlameti britanik.

v.l/ Dita

DITA Online January 15, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?