Zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri janë në vëmendjen e Parlamentit Europian dhe anëtarë të tij i kërkojnë politikës të mos e përdorë këtë proces për interesa personale. Eurodeputeti Berndt Posselt kërkon që të gjitha palët të angazhohen për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi nëse ndodh e kundërta, procesi i integrimit të Shqipërisë do të dëmtohet.
“Nëse dikush i përdor zgjedhjet për qëllime të brendshme politike, ai dëmton përpjekjet e vendit për të marrë statusin e kandidatit shumë shpejt. Sigurisht që ne e mbështesim fuqimisht dhënien e statusit të kandidatit, por unë mendoj se duhet të ketë një marrëveshje mes të gjitha palëve për rrugën drejt Europës”,-thotë Posselt.
Deputeti europian i kërkon politikanëve shqiptarë që të ecin në shembullin e Kroacisë dhe Hungarisë, dhe të bashkëpunojnë për integrimin europian.
“Në këto vende ka pasur një debat të brendshëm shumë të ashpër, por kur ishte fjala për integrimin europian, të gjitha partitë merreshin vesh mes tyre për ta mbështetur këtë proces. Por ju e dini se ka mosmarrëveshje për këtë në Maqedoni, ka gjithashtu edhe në Shqipëri. Unë shpresoj që të gjithë të tregohen të arsyeshëm në këtë kohë. Është e vështirë që një vend të ecë përpara nëse opozita përpiqet të bojkotojë”,-theksoi ai.
Për shkak të krizës financiare dhe të reformave në Bashkimin Europian, Berndt Posselt nuk përjashton se pranimi i vendeve që duan të jenë pjesë e Europës përfshi edhe Shqipërinë, mund të bëhet më i vështirë në të ardhmen, dhe këto vende sipas tij duhet ta kenë parasysh këtë fakt./AS
Eurodeputeti Posselt, nuk po thote ndonje gje te re. Statusin per integrimin ne Europe po e demtojne politikanet dhe ne vecanti Sali Berisha dhe partit fantazma qe e ndjekin nga pas. Sali Berisha nuk do zgjedhje te ndershme , se eshte i humbur. Profesionin nga Doktor e ka nderruar me Profesionin HAJDUT, ne vota, ne tendera, me borxhe, ne krime dhe ne gjakderdhje etj,etj. Populli Shqiptar e do Integrimin Europian dhe kete do t’a tregoj me 23 Qershor. Mireupafshin ne Shqiperine e Lire pa Diktatorin Sali,si Stalinist i fundit ne Europe