PE rezolutë pro marrjes së Statusit për Shqipërinë

redaktor

Relatori për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian Nikola Vuljanic, paraqiti sot gjatë mbledhjes në Strasburg, një rezolutë në të cilin i bëhet thirrje Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian që Shqipërisë t’i jepet Statusi i vendit kandidat

Ashtu si dhe raportin e Progresit të paraqitur javën e shkuar nga Komisioni Evropian, edhe rezoluta e sotme e hartuar nga relatori Vuljanic, njeh përparimet e bëra nga Shqipëria drejt përmbushjes së objektivave të integrimit dhe vecanërisht arritjen e reformave të kërkuara nga Brukseli, ndërkohë që theksohet se ka ende shumë punë për t’u bërë nga autoritetet shqiptare, vecanërisht në reformën e administratës publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësisë së sistemit gjyqësor e pluralizmit të mediave. Sërish theksohet edhe nevoja e dialogut dhe konsensusit mes forcave politike.
Duke mbështetur propozimin e Komisionit Evropian rezoluta i bën “thirrje Këshillit të njohë përparimin e Shqipërisë duke i dhënë asaj statusin kandidat”. Përpara se të miratohet nga Komisioni i Jashtëm e më pas nga Parlamenti Evropian, rezolutës mund t’i bëhen amendime nga europdeputetët.
Nëse ajo do të kalonte përpara mbledhjes së dhjetorit, do të ishte një plus për Shqipërinë, duke qenë se disa vende kandidate janë ende skeptike. Për të marrë përkrahje për Statusin, ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati do të udhëtojë në javët e ardhshme drejt Parisit dhe Berlinit, dy kryeqendrat e Bashkimit Europian.

Share This Article
4 Comments
  • Votova “i kënaqur” në krye të këtij lajmi por prapë me shqetëson nje pyetje? Çfarë përfiton në shifra e fakte shqipëria nga marrja e statusit kandidat? Këtë duhet të na thonë se po na duket kjo puna e statusit si puna e titullit “kandidat për qytetar nderi i brukselit”!?

  • VR!!! Votova “i kënaqur” në krye të këtij lajmi por prapë me shqetëson nje pyetje? Çfarë përfiton në shifra e fakte shqipëria nga marrja e statusit kandidat? Këtë duhet të na thonë se po na duket kjo puna e statusit si puna e titullit “kandidat për qytetar nderi i brukselit”!?

  • E verteta …. BE-ja e trembur pse Z.Rama po bashkepunon me Turqine, e cila deshiron te punoje me Ballkanin.

  • Futja tangent e Turqisë në Ballkan,nxiton vendet perëndimore të frenojnë Erdoganin që ne të vertet është bërë tmerr dhe pikpyetje për Europen sa revista prestigiose gjeopolitike “LIMES” i kushton perparimit të pandalshëm turk faqe të tëra me pyetjen;”Ku po shkon Turqia?” Minaretë e saj të myslimanizmit po ngrihen edhe ne Angli dhe Italia i kaloi shifrat e myslimanëve të Kosovës dhe Shqiperisë me rreth 6 milion kurse Franca, Gjetmania janë në rritje të forta?” LIMES e quan Erdogan “Sulltani” i sotëm;duke nënkuptuar frenim të tij dhe kjo do arrihet vetem me kundergoditje politike,pranim dhe ndihmë nga BE,per Shqiperine,Maqedonine,Bosnje. e Kosovën ku myslimanizmi është konvertuar lashtesisht nga Turqia me politikë!Rama ka lozur bukur me linjën turke Erdogan dhe nga kjo do kemi disa perfitime politike dhe ekonomike!…Ketu Rama nuk është larg linjës Berisha,por Berisha nuk kish vizion e besueshmeri europiane,perpos të tjerave gjer ne vrases!Shqiperia ka nisur ta loz mirë diplomacine dhe kjo u duk edhe ne kerkesat e drejta qe i ka berë Greqise per zgjidhjen e ceshtjes kombetare të Camerise dhe detit të falur!…Por duhen ruajtur dhe ekuilibrat dhe kjo mbetet për Ramen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *