Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës kanë votuar 420 eurodeputetë, 186 ishin kundër, ndërsa 22 abstenuan.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, ndaj dhe kërkoi votën e të gjithë eurodeputetëve pro rekomandimit të ardhur nga Komisioni Europian që më 18 korrik të këtij viti.
Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka Këshilli i Ministrave të BE-së.
Bisedimet në emër të Parlamentit Europian do t’i udhëheqë Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament.
Votimi në PE ishte parashikuar për muajt e ardhshëm, por sipas njoftimit të një dite më parë të komitetit LIBE, “disa grupe parlamentare kërkuan që votimi të ndodhte në sesionin e shtatorit”.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.
a.s/dita

Urime Kosova
URIME shqiptari!
U be njesoj si dikur ne kohen e Titos, te levizin te lire….. eh si perseritet historia.
Urime shqiptareve te Kosoves matrire.