Xhamia e parë në Athinë

redaktor

Parlamenti grek ka aprovuar me shumicë votash, 206 nga 230 deputetë të pranishëm, një projektligj që do të përshpejtojë ndërtimin e xhamisë së parë zyrtare në Athinë.

Ministri grek i Arsimit ka deklaruar se, ndërtimi i saj largon rrezikun e terrorizmit islamik dhe se Greqia nuk duhet të përsërisë gabimet që janë bërë në Francë dhe Belgjikë.

“Ekzistenca e xhamive joformale është një turp për vendin dhe për myslimanët. Është gjithashtu një rrezik i vazhdueshëm për sigurinë e të gjithëve. Xhamia në Athinë është vetëm hapi i parë. Ne jemi tashmë në zbatimin e hapit të dytë. Kemi dhënë tashmë lejen për 4 xhami, një nga të cilat është në Tebë”, tha Nikos Filis, ministër i Arsimit.

Por, kundër projektligjit ka votuar partia e koalicionit qeveritar “Grekët e Pavarur”, si dhe “Agimi i Artë”, deputetët e të cilit edhe njëherë kanë reaguar me fyerje të ashpra dhe ekstreme ndaj myslimanëve, duke iu referuar një sondazhi që – sipas tyre, – 72% e popullit grek është kundër ekzistencës së myslimanëve në Greqi.

“Agimi i Artë, besnik ndaj parimeve të tij dhe duke pasur në anën e tij shumicën dërrmuese të popullit grek, premton dhe do të përpiqet që kurrë dhe askund të mos ketë xhami në Athinë”, tha Nikolaos Michaloliakos, udhëheqës i “Agimit të Artë”.

Projektligji i hap rrugën zgjidhjes së çështjeve administrative, që kanë vonuar për gati 10 vite ndërtimin e një xhamie zyrtare në kryeqytetin grek, ku jetojnë mbi 300 mijë myslimanë, kryesisht emigrantë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme.

Share This Article
3 Comments
  • Ah mor idiote. Ne vend qe t’i perzeni 300 mije bythezinjte myslimane qe jetojne ne Athine, po u hapni edhe xhami! Qe tju duket vetja se jane ne Meke; Pika qe s’u bie. Europa po merr fund.

  • E hengri edhe greku si cdo vend i BE, dalengadale ne flamurin e tyre te vene edhe gjysme henezen.

  • Per comentin kararakt.
    Nuk eshte faji I Greqise ketu, globalizmi, remulla, paraja do komandoje ket bote, jo simbolet apo kultura Evropiane.
    Nuk te japin para Merkel apo Obama mblidhe mendjen ty.
    Kur nuk denohet Erdogani me deklararat per Xhamite tona jane bajoneta!
    A nuk shkaterruan Sirine duke u dhene arme dhe krijuan opozite brenda shtetit te Sirise evropianet?
    Po pse nga frika e se keqes mbrohet liria,demokracia simbolet?
    Globalizem ndryshe je I mbaruar.
    Qe te gjitha Fete jane kunder Zotit se ne emer te Tij ndertohen peralla, ndertohen vatra agjitacioni, ndertohen luftra shkaterrime.
    Kur mbijeton Krishterrimi qe I ka duart me gjak, kush u ngrit kunder u dogj, cpyet per kafshet ectjere, nje fytyre kane te gjithe qe jane fefare, se urrejne njeri tjetrin ne emercte Zotit te tyre.
    Po a beson tjetri ne Zot kur nuk le “Zotin”te vendose?
    Vendos paraja dhe pastaj fuqia pastaj vjen lufta.
    Shiko shqiperinec tone ty, kur doli Noli asnje shtet nuk e njohu “Qeverine” e Tij as Serbet Orthodoks” as “demokratet” amerikane nje grumbull njerezish pa histori, pa identitet,pa te ardhme, vetem droge, vrasje, kush ka post dhe para jeton kursecte tjeret deri sa te dalin ne pension d.m.th te mbaruar jane skllever te cifuteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *