Ligjvënësit grekë të martën votuan për pezullimin pa afat të ndihmës shtetërore ndaj partive politike të akuzuara për veprimtari kriminale, një lëvizje që ka në shënjestër partinë neo-naziste Agimi i Artë.
Masa u miratua me 235 vota pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e partisë Agimi i Artë u larguan nga parlamenti pas debatit mbi këtë propozim.
Votimi ndodh vetëm disa javë pasi pesë anëtarë të parlamentit të partisë Agimi i Artë dhe 10 anëtarë të tjerë të kësaj partie u arrestuan në lidhje me vrasjen e një muzikanti të majtë.
Udhëheqësi i partisë dhe të paktën dy ligjvënës janë ende në paraburgim dhe përballen me akuzat se i takojnë një organizate kriminale. Dhjetë të tjerëve u është hequr imunitetit në mënyrë që ata të përballen me akuza të ngjashme.
Asnjë nga udhëheqësit e kësaj partie nuk akuzohet në lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen e këngëtarit të muzikës rap Pavlos Fissas më 18 shtator, dhe partia Agimi i Artë pretendon se ndjekja penale e anëtarëve të saj është e motivuar politikisht. Për kryerjen e këtij sulmi është fajësuar një vullnetar i partisë, i cili ndeshet me akuza për vrasje.

Kjo organizatë neonaziste nuk duhet financuar ashtu si çdo organizatë e parti e këtij orientimi. Megjithatë nuk më intereson shume kjo gje por çështja e ngjajshme që kemi brënda vendit tonë! Fjala vjen pse financohet partia e sali berishës? Po te llogaritesh 97-ën,98-ën,gërdecin,21 janarin etj,me plot gojen them se “agimi i arte” s’ka bërë thuajse asgje po ta krahasojme me saliun tonë dhe partinë e tij. Ata akuzohen per nje muzikant e ca gjëra te tjera pér te cilat gjykata greke akoma s’e ka thënë fjalën kurse te ne ka ndodhur kataklizmoja me autor sali berishen dhe shteti yne çuditérisht vazhdon ta financoje, t’i japë akses në media e kudo! Luani or vendit! Janë një pikë uji në oqean ato te “agimit neonazist” para ketyre që ka bëre ultranazisti yne sali ram fazlliç berisha!!? Dhe ne vazhdojmë ti japim para me thase!!? Njëlloj sikur bënte një i çmendur qe hapte me qejf gropën ku do te varrosej!? Eh mor shqiptaret e mij! Sa shume që vuajmë nga mëntë e kokës? S’besoj se do te ketë të tjerë si ne që financojmë akoma varrmihësit tanë!!!
VR!!! Kjo organizatë neonaziste nuk duhet financuar ashtu si çdo organizatë e parti e këtij orientimi. Megjithatë nuk më intereson shume kjo gje por çështja e ngjajshme që kemi brënda vendit tonë! Fjala vjen pse financohet partia e sali berishës? Po te llogaritesh 97-ën,98-ën,gërdecin,21 janarin etj,me plot gojen them se “agimi i arte” s’ka bërë thuajse asgje po ta krahasojme me saliun tonë dhe partinë e tij. Ata akuzohen per nje muzikant e ca gjëra te tjera pér te cilat gjykata greke akoma s’e ka thënë fjalën kurse te ne ka ndodhur kataklizmoja me autor sali berishen dhe shteti yne çuditérisht vazhdon ta financoje, t’i japë akses në media e kudo! Luani or vendit! Janë një pikë uji në oqean ato te “agimit neonazist” para ketyre që ka bëre ultranazisti yne sali ram fazlliç berisha!!? Dhe ne vazhdojmë ti japim para me thase!!? Njëlloj sikur bënte një i çmendur qe hapte me qejf gropën ku do te varrosej!? Eh mor shqiptaret e mij! Sa shume që vuajmë nga mëntë e kokës? S’besoj se do te ketë të tjerë si ne që financojmë akoma varrmihësit tanë!!!