Parlamenti grek voton unanimisht për njohjen e shtetit të Palestinës

Saimir Lleshi

Parlamenti i Greqisë ka votuar në mënyrë unanime për të njohur Palestinën si shtet.

Vizita e Presidentit palestinez Mahmoud Abbas në Athinë është “shpërblyer” me njohje nga ana e Greqisë, e cila nuk do ta quaj më Autoriteti i Palestinës por Shteti i Palestinës.

Vendimi është marrë nga qeveria e Aleksis Tsipras, e cila i kishte kërkuar Komitetit parlamentar për Politikë të Jashtme që të ndërmerrte një hap të tillë dhe të hiqte referencën “autoriteti palestinez”.

Parlamenti votoi mocionin të martën pas një fjalimi nga presidenti Abbas, i cili zhvilloi bisedime me z Tsipras të hënën në mbrëmje.

Pas këtyre bisedimeve, Abbas tha se autoriteti i tij kombëtar ka propozuar ndryshimin e emrit që i referohet në pasaportat e saj për shtetin e Palestinës, duke shtuar se kjo do të ndodhë brenda vitit të ardhshëm.

Pavarësisht pozicionit në mbështetje të popullit palestinez, qeveria e krahut të majtë e Tsipras është gjithashtu duke punuar në përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *