Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski ka deklaruar se parlamenti do të shpërndahet më 7 Prill, dhe se zgjedhjet do të mbahen më 5 Qershor.
Ai ka bërë me dije se vetëm dy ditë janë në dispozicion të parlamentit për të sjellë ligje, duke përfshirë edhe emërimin e ministrave të rinj dhe zëvendësministrave të BDI-së.
“Më 7 Prill do të shpërndahet Parlamenti, më 6 Prill deri në mbrëmje mund të punohet deri në mesnatë në pajtueshmëri me vendimin për ndryshimin e vendimit për shpërndarjen e parlamentit. Edhe dy ditë janë intensive, pra edhe dy ditë mundet që parlamenti të sjellë ligje, duke përfshirë edhe zgjedhjen e ministrave dhe zv/ministrave”, ka thënë Veljanovski
