Parlamenti i Maqedonisë voton me 101 vota pro Qeverinë teknike

J L

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” Qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Po ashtu Parlamenti zgjodhi edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

Pasi LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja arritën marrëveshje që Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriore Oliver Spasovski të drejtojë Qeverinë teknike kurse Naqe Çulev i propozuar nga opozita të vihet në krye të Ministrisë së Brendshme, dhe pas dorëheqjes nga posti i Kryeministrit Zoran Zaev, Parlamenti maqedonas votoi përbërjen e qeverisë që do të sigurojë ambient demokratik për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen më 12 prill.

Pasi liderët e BE nuk morën vendimin për hapjen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev atë kohë njoftoi se do të propozonte që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare teksa edhe tha se ishte një gabim historik i Evropës fakti që nuk ju hapën negociatat Maqedonisë dhe Shqipërisë.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Vetem EDI RAMA eshte kokra e maskarait qe edhe humbjet i paraqet fitore.
    Keshtu eshte qe nuk kemi opozite si duhet, sepse ne krie kemi nje sharlatan si LUL BASHA.
    Kemi Poziten me ne krie EDI RAMEN dhe Opoziten me ne Krie LUL BASHA te kapur nga XHORXH SOROSI, pra, kemi komplet shoqerine shqiptare te tradhetuar, sepse naten vone keto falen dhe i kape prej veshes Komandanti XHORXH SOROS.
    Eshte per tu marre shembull si Kosova dhe Maqedonia e Veriut per probleme politike. Shqiperia po tregohet se ka nje popull surrogato, pa dinjitet dhe dele. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *