“Në bazë të analizës sonë, sasi të ndryshme të të dhënave janë shkarkuar”, tha parlamenti në një deklaratë, pa identifikuar deputetët apo stafin e prekur nga sulmi kibernetik.
Autoriteti Norvegjez i Sigurisë Kombëtare (NSA) ka ndihmuar për të ndalur sulmin.
“Ne kemi qenë të përfshirë për disa ditë, po e ndihmojmë parlamentin me analiza dhe asistencë teknike”, – tha zëdhënësi i NSA-s, Trond Oevstedal.
Ende nuk janë dhënë informacione se kush qëndronte pas sulmit kibernetik.
Përpjekjet për të ndaluar sulmin patën “një efekt të menjëhershëm”, – tha Marianne Andreassen, një zyrtare e lartë e parlamentit norvegjez.
a.t / dita

Merrni shembull nga Shqiperia qe punon me windows xp akoma edhe nuk ka njeri çfare t’i vjedhi, pasi ato qe jane target per t’u vjedhur i vjedhin vete, duke spiunuar njeri-tretrin. Si dhe shpifja mbas kurrizit eshte bere maximize.