Parlamenti ukrainas miraton dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Dita

Parlamenti ukrainas miratoi sot dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit, Viktor Shokin, i akuzuar për fshehje të aferave korruptive dhe sabotim të reformave, pas disa javë kërkesash në këtë drejtim nga ana e mbështetësve dhe deputetëve reformatorë.

Gjatë seancës parlamentare, 289 deputetë votuan pro dorëheqjes së tij, kundrejt një minimuni të kërkuar prej 226 votash për aprovimin e këtij vendimi.

“Aleluja! Më në fund!”, ka reaguar menjëherë në platformën Twitter ministri i Ekonomisë, Aivaras Abromavicius, i cili gjithashtu paraqiti dorëheqjen në muajin shkurt duke hedhur akuza ndaj qeverisë për bllokimin e reformave të premtuara.

“Ky prokuror ka qënë personi më i padenjë i Prokurorisë. Shpresoj se në të ardhmen Prokurori i Përgjithshëm, i cili do të emërohet me propozim të presidentit, të mos shfaqë të njëjtin qëndrim”, u shpreh para procesit të votimit deputeti i bllokut presidencial ukrainas dhe ish-gazetari Mustafa Naiem.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *