Parlamenti… vicioz

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Parlamentarët i njeh tamam elektorati që i ka votuar, si të thuash, “me dhëmbë e dhëmballë”. Cilido e di që parlamentarët janë grupe politike, ndërsa grupet parlamentare të seksioneve problemore, pothuajse janë formale. Si parlamenti i parë edhe ky i gjashti kanë shprehur konflikt dhe destabilitet që ka sjellë pasojat që i di çdo shqiptar. Opozitë e çdo parlamenti është akuzuar se po destabilizon gjendjen për të mos marrë lavdinë e futjes në Evropë pozita. Të dyja palët veprojnë sikur Shqipëria s’është Evropë. I llastohen Evropës sikur populli është i paedukuar me demokracinë dhe ata, politikanët (d.m.th pushtetarët) duhet t’i ndihmojë “Bota” të rregullojnë këtë popull.

Neve njerëzve me logjikë të ftohtë, na duket vërtet sikur me këtë parlament të gjashtë, Evropa ka marrë përsipër të zëvendësojë sjelljen konfliktuale të opozitës me dialog parlamentar tamam demokratik. Pas votimit, përpjekje nga të dy palët për zbatimin e vendimit të marrë me votim. Unë mendoj që Kushtetuta duhet të ndalojë bojkotimin partiak të Parlamentit dhe duhet të nxjerrë nene për rregullimin demokratik të funksionimit të parlamentit. Përfundoj që votuesi është i detyruar të votojë kundër alternativës së demaskuar prej ushtrimit të pushtetit, pavarësisht se alternativë ka përsëri pushtetarin e mëparshëm me grupin e tij të diskriminuar. Parlamenti është bërë një rreth vicioz i lojës pozitë-opozitë, lojë e padurueshme për ne.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *