Parma dhe Chievo rrezikojnë përjashtimin nga Serie A

Ornela

Chievo dhe Parma rrezikojnë të përjashtohen nga Seria A këtë sezon, pasi Federata ka hapur një hetim për dy klubet. Prokuroria e FIGC do të çojë më tej hetimet, për në Gjykatën Federale Kombëtare, për të kërkuar penalizimin e dy skuadrave.

Veronezët hetohen për plusvalenca fiktive në bilancet e tyre vjetore, ndërsa emilianët po hetohen për disa sms të shkëmbyera mes lojtarëve të tyre dhe atyre të Spezias, ku kërkohet favorizim në një moment kyç të kampionatit.

Tani dy shoqëritë presin me ankth për fatin e tyre, ndërsa sipas mediave italiane, tashmë çdo gjë është në dorë të Gjykatës Federale Kombëtare dhe ndëshkimi më i madh, do të jetë lënia jashtë Serisë A për sezonin e ardhshëm.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *