Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Studimet part-time, lista me 300 fituesit tek Fakulteti i Drejtësisë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Studimet part-time, lista me 300 fituesit tek Fakulteti i Drejtësisë
Komunitet

Studimet part-time, lista me 300 fituesit tek Fakulteti i Drejtësisë

anazapta
Published October 23, 2013
Share
SHARE

Shpallet lista e fituesve të part-time tek Drejtësia. Pas verifikimit të dosjeve të dorëzuara nga aplikuesit, komisioni i ekspertëve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës ka detajuara edhe listën zyrtare të kandidatëve që fitojnë të drejtën për të vijuar studimet e larta publike në programet 3-vjeçare të drejtësisë, për ciklin part-time. Në vijim të shkrimit do të gjeni dy listat e detajuara të fituesve. Në listën e parë gjenden të renditur fituesit e që do të vijojnë studimet part-time, si fakultete i parë, ndërsa e dyta përmban emrat e kandidatëve që kanë përmbushur kushtet për të vijuar studimet tek drejtësia si fakultetet i dytë.

Kandidatët që janë pjesë e këtyre listave duhet të nxitojnë për të bërë regjistrimin në degët përkatëse. Pas mbylljes së regjistrimeve kandidatët do të njihen edhe me planin mësimor, si dhe oraret që do të ndjekin gjatë vitit të ri akademik 2013-2014. Nota mesatare ka shërbyer si kriteri kryesor në përzgjedhjen e fituesve sipas kuotave pranuese të miratuara për këtë fakultet. Gara më e fortë është zhvilluar në programet e studimit për fakultetet të dytë, ku në 91 kuotat e propozuara fituesi i fundit i përzgjedhur ka pasur një mesatare mbi 8.56. Ndërsa fituesi i fundit i pranuar në cikin 3-vjeçar “Bachelor” është pranuar me një mesatare rreth 7.23.

Të dhënat e detajuara për të gjithë fituesit e pranuar në sistemin part-time tek Drejtësia, i gjeni të detajuara në tabelat bashkangjitur shkrimit. Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, regjistrimi i kandidatëve fitues bëhet vetëm me Diplomën e Maturës Shtetërore dhe Dëftesën e Pjekurisë, ku secila prej tyre duhet të jetë dokument origjinal. Dokumentet e kandidatëve jo-fitues do t’u kthehen personave kundrejt kërkesës. Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, institucionet publike të arsimit të lartë do të dorëzojnë në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP), listat përfundimtare të kandidatëve fitues të regjistruar, për të marrë numrin e matrikulimit.

Kandidatët që rezultojnë të regjistruar në programe të tjera studimi të ciklit të parë, ose të dytë, me kohë të pjesshme, në strukturat e arsimit të lartë publik, nuk marrin numër matrikulimi. Agjencia Kombëtare e Provimeve, pas verifikimit i kërkon IAL-ve t’i çregjistrojë ata. Aktualisht janë me mijëra maturantët që janë në pritje të një riaplikimi për ndjekjen e studimeve të larta në fakultetet publike përmes plotësimit të formularit A3.

Plotësimi i këtij formulari pritet të nisë gjatë këtyre ditëve. Burimet zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve bëjnë me dije se kandidatët që do të rikonkurrojnë për këtë lloj aplikimesh kanë në dispozicion një numër të kufizuar kuotash. Degët më të preferuara që kanë fluks të lartë kërkesash nuk do jenë në përmbajtje të këtij formulari.

tabele1tabele 2tabele 3208tabele 4tabele5tabele 5

 

anazapta October 23, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?