Partia anti-imigracion bëhet forca e tretë në Gjermani

Dita

Partia kirike ndaj imigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AFD), është bërë partia e tretë më e fortë në vend duke qëndruar pas pative të koalicionit qeverisës së kancelares Angela Merkel, sipas kompanisë së analizimit të tregut, “TNS Emnid”.

AFD kishte mbështetjen e 10 përqind të votuesve të mundshëm gjermanë, duke u rritur me një për qind nga java e kaluar, duke e bërë atë partinë e tretë më të fortë në vend, sipas sondazhit javor “Sonntagstrend”, që është kryer nga e përditshmja gjermane “Bild am Sonntag”.

Unioni Kristiandemokrat (CDU) së bashku me të partinë bavareze simotër Unioni Kristian Social (CSU), që zakonishtë operojnë si një njësi e vetme në qeverinë federale, kanë rënë me 2 pikë përqindje në 36 për qind, ndërsa Partia Socialdemokratike (SPD) fitoi një pikë përqindje duke arritur 25 për qind.

Ekspertët shprehen se “AFD-ja është duke përfituar nga skepticizmi në rritje në lidhje me migrimin në Gjermani, një vend që e vitin e kaluar priti 1,1 milion emigrantë, kryesisht njerëzve që i largohen konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Share This Article
1 Comment
  • Po te behet force e pare do t’ja shikojne hajrin Gjermanet, eshte mbushur me xhami dhe me terroriste te ISIS, e njejta gje ka ndodhur edhe me vendet e tjera te BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *