Partia Demokratike: 447 milionë euro gjoba e Edi Ramës për familjet shqiptare (VIDEO)

Edlira Shehu

“447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare”. Kështu deklaron Partia Demokratike e cila ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për gjyqet në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Sipas PD, 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët.

“Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës. 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen ‘Becchetti’. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët”, deklaron PD.

“Ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja që ne kemi humbur arbitrazhe, por nuk kemi humbur arbitrazhe as edhe një”, thotë Rama në video.

 

e.sh/Dita

Share This Article
6 Comments
  • Kur mburresh kurvi i gjylos me Jugosllavine e Titos,thoshte:Tito po i le popullit nje mal me borxhe,kurse enveri po e le Shqiperine pa borxhe.
    Vazhdo edi Rama ndertoje Shqiperine me borxhe,,mos e rruj fare,se kampion borxhli eshte populli me i degjeneruar,parazit grek.

    • O Demo ziu. Nuk jane leke qe po i merr per te bere “lungo mare” por leke qe po ja jep te tjereve qelepir.

  • Dhe na çajnë kokën çdo ditë për një arkë peshk. Pra ajo është çështje korruptive. Ndërsa shumat e humbura në arbitrazh jo.Si gjithmonë banditët e Rilindjes ndriçojnë edhe kur vjedhin e dështojnë.

  • Nuk vlen kur akuzon opozita per faturen 447 milion euro, vlen vetem atehere kur akuzon Amerika.Rama ka dhon fjalen e burrit se Beketi nuk do marri as edhe nje kokerr Leku.

  • Rama perfaqson KLIKEN e tij PRIVATE; eshte ne Biznesin e Pushtetit dhe shfrytezon hapesirat ligjore e Kushtetuese Kombetare per te avancuar Biznesin e tij Pushtetar dhe spjerdh per llafe shqiptari ordiner

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *