Partia Demokratike ka vendosur t’i japë fundi bojkotit.
Kryesia e grupit të Partisë Demokratike ka vendosur që të ndërpritet bojkoti, duke nisur nga dita e hënë. Kështu, demokratët do të kthehen në të gjitha komisionet parlamentare.
Vendimi vjen pasi kërkesat kryesore të tyre u plotësuan, siç është dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të dy mandateve të deputetëve, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.
Vendimi u mor gjatë seancës së djeshme parlamentare, ku u vendos gjithashtu edhe ngritja e komisionit hetimor parlamentar për të ashtuquajturën aferën CEZ.
