Partia Demokratike me zëdhënëse të re

Saimir Lleshi

Partia Demokratike ka një zëdhënëse të re. Anëtarja e Këshillit Kombëtar Ina Zhupa është emëruar nga kryetari Basha si zëdhënëse e PD-së.

Në CV-në e dërguar për mediat, thuhet midis të tjerash se zonja Zhupa punon pranë Universitetit Evropian të Tiranës në pronësi të Henri Çilit.

Ina Zhupa është doktore e shkencave në Shkencat Politike, me një studim mbi demokratizimin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.

Ka kryer një master në Teori Politike në Universitetin La Sapienza në Romë dhe zotëron 5 gjuhë të huaja.

Zhupa është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe kordinatore kombëtare në Partinë Demokratike.

“Dr.Ina Zhupa ka spikatur në debatin publik në mediat e shkruara dhe vizive të vendit”, thekson PD-ja. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • NJE FJALE E URTE POPULLORE , I PERMBLEDH SHKURT,TE GJITHA SA THONI

    KETU : ZONJA E NDERUAR ESHTE SI GJALPI , NE LEKUREN E QENIT . E THEM

    ME KEQARDHJE,POR KJO ESHTE E VERTETA .KUDO QE KA GISHT SALIU , VJEN

    ERA KERME .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *