Rezultati i Zgjedhjeve të 23 Qershorit ishte për mjaft njerëz i papritur, por për të tjerë, më se i natyrshëm, sepse ata ndiqnin me vëmendje ndodhitë e disa viteve qeverisje edhe njihnin gjykimin e elektoratit për të nëpërmjet kontakteve me njerëzit e thjeshtë dhe vlerësimin e tyre për atë që ndodhte ne Shqipërinë reale dhe jo në atë virtuale të fjalimeve e mediave pro qeverisë. Zgjedhjet nuk ishin më të mirat, siç flitet duke u rrekur të na mbushin mendjen, qoftë në shqip apo anglisht, por sidoqoftë ishin më të pranueshme se sa tre katër zgjedhjet përpara tyre. Thuhet se pati votime familjare, ose se votat u blenë (për të tilla dhe u vranë), çrregullime në numërim në dëm të partive të vogla, për shumëkënd gjëra normale në këtë cep të botës euroatlantike. Sidoqoftë, ato çrregullime nuk ndikuan në kahjen e rezultatit i cili nuk ka arsye të kontestohet. Nuk mund të lemë pa përmendur faktin që në këto zgjedhje për shkak të sistemit dhe strukturave zgjedhore aspak demokratike, ishin të favorizuara dy koalicionet, duke pamundësuar një pol të tretë dhe çdo alternativë tjetër.
Pavarësisht krahasimit të pavend për zgjedhjet e këtij viti me ato të vitit 1992, zgjedhjet politike të vitit 2013 kanë një rëndësi jo të vogël në se realizohet pritshmëria e votuesve të shumtë për ndryshim, drejtësi ligjore e sociale, në të kundërt ato kthehen nesër në votë kundër apo abstenim. Zgjedhjet e vitit 1992 sollën, me më se 2/3 e votave, përmbysjen dhe ndryshimin e një sistemi diktature komuniste, e përsërisim sistemi, gjysmëshekullor tek ne, pas rrëzimit të sistemit socialist botëror dhe fillimin e periudhës së tranzicionit për ndërtimin e një shoqërie dhe shteti të ri demokratik, një tranzicion i cili po rezulton i vështirë dhe me zigzage e shmangie, që erdhën duke u shtuar në kohë. Zgjedhjet e 2013- tës paraqesin përmbysjen, me votën masive e të vetëdijshme të votuesve, të një qeverisje që kishte tjetërsuar arritjet në ekonominë e tregut të lirë, në shtetin ligjor e të drejtat e njeriut, një rrugë e filluar përpara saj, me pasoja jo të vogla për të ardhmen e vendit.
Është me interes të shohim rezultatin e zgjedhjeve të 23 Qershorit për të cilat pati reagime të ndryshme nga partitë dhe opinioni publik. Ne, me rezultatet deri sot të publikuara, ende jo përfundimtare në të gjitha hollësitë, që do të na mundësonin shpjegime më të plota, kemi hartuar tabelën e mëposhtme ku kemi paraqitur rezultatet, si për zgjedhjet politike të viti 2009 ashtu dhe ato të vitit 2013, për të dy koalicionet apo aleancat si dhe partitë kryesore të cilat arritën të përfaqësohen në Kuvend: PS, PD, LSI, PR dhe PDIU. Gjithashtu kemi marrë në konsideratë dhe rritjen e numrit të votuesve (më saktë të votave të vlefshme) nga 1.519.176 në 1.716.403, e cila është 1,12959 herë, me të cilin koeficient kemi korrektuar rezultatet e vitit 2009 për një krahasim më të mirë.
Përfundimet që mund të nxjerrim nga ky ballafaqim i të dhënave për secilën parti janë të shumta, por në pritje të botimit të plotë të rezultateve, siç është vepruar dhe herët e tjera, po mjaftohemi me ato përfundime që sipas nesh janë thelbësore. Nga rreth 40.000 vota që ishte diferenca e të majtës së sotme ndaj të djathtës së sotme në vitin 2009, ajo në zgjedhjet e sivjetme arriti në rreth 250,000 vota, duke njehsuar dhe rritjen e popullsisë, më saktë votat e vlefshme , ky ndryshim është rreth 300.000 vota. Në se do të shohim ndryshimet për partitë kryesore të secilit koalicion ndërmjet dy zgjedhjeve, duke marrë parasysh dhe rritjen e numrit të zgjedhësve, rezulton që;
– PS mori 12.399 vota më shumë pra 1,77 %, e cila mund të jetë edhe thjeshtë prej emigrantëve që erdhën në zonat e Jugut.
– LSI mori 97.244 vota më shumë pra 116,7% vota më shumë.
– E majta e sotme (përfshi dhe të pavarurit) mori kështu 124.268 vota më shumë që janë 14,1 %.
– PD mori 161.209 vota më pak, që janë 23,4% më pak.
– PDIU mori 28,265 vota më shumë, që janë 169,3 %.
– PR mori 16.032 vota më shumë, që janë 44,4 % më shumë.
– E djathta e sotme mori 181.540 vota më pak, ose 21,3%vota më pak konsideruar këto parti në koalicionin e zgjedhjeve të vitit 2009.
Në një vështrim të shpejtë të lëvizjes jo të vogël të elektoratit kuptohet që shumica e shqiptarëve nuk dëshironte që të mbetej në fuqi Partia Demokratike me qeverinë e saj dhe për këtë votoi majtas, më tepër se herët e tjera. Vërejmë gjithashtu një lëvizje të elektoratit tradicional të djathtë që votonte PD-në (e cila mori vetëm 30,63% të votave), drejt aleatëve të saj: PDIU me 2,61%, PR me 3,2% apo dhe FRD me 1,7% të votave, që gjithsej bëjnë 8,5%. Mendoj se kjo lëvizje e elektoratit ndodhi për arsye se nuk deshën t’i a jepnin votën PD-së apo listave të saj, por qëndruan brenda së djathtës. Po kështu mendoj se influencoi dhe propaganda e saj se “LSI-ja është me ne”, propagandë e cila vijoi dhe pas 23 Qershorit, e janë të shumtë që e ëndërrojnë ende këtë. Jashtë çdo diskutimi, si e përmendëm dhe më lart, pati blerje të votave si dhe premtime për vende pune (nga struktura të mirëorganizuara) që përpara fushatës si dhe çrregullime të tjera.
Megjithëkëtë, këto veprime, si dhe sistemi pseudorajonal e me lista të hapura, strukturat zgjedhore partiake, pra jo normale për vendet demokratike, nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve sepse diferenca ndërmjet dy aleancave ishte më e madhe se sa çrregullimet eventuale që përmendëm më sipër, ashtu dhe ato në numërim, votim familjar, votime më se një herë e të tjera.
***
Atëhere lind natyrshëm pyetja si dhe pse ndodhi kjo përmbysje, jo rotacion, që do të ishte një ndodhi normale në një shtet demokratik, por një shprehje masive e dëshirës për ndryshime rrënjësore, çka bije dhe një pritshmëri po aq të madhe
për ndryshim jo në formë por në rezultate të prekshme, që ngarkon mazhorancën e re me përgjegjësi përpara shqiptarëve. Nënvizojmë se për njerëzit janë parësore rezultatet ekonomike, domethënë rritja e prekshme e mirëqenies, rendi publik,
domethënë siguria e jetës dhe e pronës vetjake e tregues të tjerë të cilësisë të jetës, përmirësim i gjithçkaje që kritikohej, përfshirë këtu dhe luftën ndaj korrupsionit e mbi të gjitha drejtësi e një administratë që shërben. Arritjet që nuk ndikojnë në këto aspekte janë sekondare. Sigurisht që këto zgjedhje për rëndësinë e tyre e për ndryshimet që sollën lipset të analizohen si rezultatet në përgjithësi: në rang kombëtar, ashtu e në hollësi: për çdo njësi vendore. Kjo nuk po bëhet dhe nuk është hera e parë që dështimin Sali Berisha nuk e analizon, por e kalon duke “reformuar PD-në’ me të tijtë, duke sajuar armiq. Kjo ndodhi në 1997 me grupin e 27-tëve, që ne e patëm quajtur ”fillimi i bolshevizimit të PD-së”. Këtë e bëri me dorëheqjen e tij formale duke zgjedhur (emëruar ai) me “një anëtar një votë” (sic) Kryetarin, një rregull demokratik i mohuar vazhdimisht me kryeneçësi nga ai dhe partia e tij. Kjo nuk e reformon Partinë Demokratike, përkundrazi, sepse nuk e hap por vetëm e mbyll me të tijtë, duke mos e rikthyer atë në shtëpinë e gjithë demokratëve.
Për mendimin tonë zgjedhjet u humbën për nga kundërshtimi politik e njerëzor i elektoratit, nga arroganca e prepotenca e drejtuesve në qendër e ata lokalë të shtetit e PD-së; nga urrejtja për vetë Atë, familjen e tij biologjike, familjen e tij mediatike, familjen e tij të biznesit e të klientëve. Zgjedhjet u humbën për shkak të krahinalizmit e nepotizmit të tejskajshëm, e kundërta e meritokracisë; për frymën përçarëse ndërshqiptare që mbolli e ushqeu, për mostolerimin e mendimit ndryshe dhe debatit në parti e qeverisje. U humbën për monopolet që nuk i zhbëri, për mos luftim efikas të krimit, për korrupsionin e trafiqet, për tjetërsimin mjaft negativ të territorit e mjedisit, për deformimin e tregut të lirë, për përdorimin jo efektiv të fondeve buxhetore e për rritjen e borxhit publik tej çdo kufiri të arsyeshëm e të nevojshëm, për mënjanimin e biznesit vendas e lejimin e grabitjes së pasurive kombëtare, që të gjitha së bashku prunë varfërimin e familjeve dhe shoqërisë shqiptare dhe rritën papunësinë. Po kështu, për indiferentizëm ndaj pronarëve e lejimin e “zaptimit” si dhe ndaj të përndjekurve e mos bërjen e lustracionit. U humbën, për shpërfilljen ndaj ligjit e mungesën e skrupujve moralë, por u ndihmuan dhe nga heshtja e të gjithë neve demokratëve, dhe e fundit në këtë numërim u humbën për fushatën për deputet të emëruar e katapultuar e nga ata që me përfshirjen në korrupsion treguan se sa realisht ishin demokratë e atdhetarë e se ishin ose të infiltruar ose arrivistë e puthadorë e përfitues ordinerë, e ndër ta edhe pa asnjë kontribut në demokraci e në punë, por për lidhje më të e të tijtë.
Të gjitha këto edhe të tjera që ne nuk po i përmendim, rrënuan ekonominë shqiptare e jetën shoqërore e vonuan integrimin në BE dhe ishin vendimtare në hedhjen masive të votës kundra. Në këtë kuadër veprimesh e rezultatesh nga ana e qeverisjes së Partisë Demokratike, elektorati shqiptar votoi në mënyrë aktive por dhe pasivisht për rrëzimin e saj. Besoj se demokratët e vërtetë kjo humbje e sidomos përmasat e saj, i ka hidhëruar edhe kur e pranojnë se Qeveria dhe drejtuesit e partisë e kishin bërë hak këtë rezultat, dhe kur nuk ja kanë dhënë votën listës aspak demokratike. Përmasat e kësaj humbjeje mund të kuptohen më mirë po të kujtojmë se në kushtet e vështira të vitit ’97, pa rend e me vjedhje masive votash e terror ndaj PD-së në gjysmën e vendit, PD-ja mori 26,7%, ndërsa në këtë vit vetëm 30,6%. Ky krahasim flet qartë për përmasat e humbjes. Një humbje e përmasave të tilla nuk justifikohet dhe tentativat në këtë drejtim e ndonjë partiaku apo gazetari nuk janë të dobishme për PD-në.
Për këtë që ndodhi mbajnë përgjegjësi në radhë të parë drejtuesit e partisë (jo vetëm në qendër), qeveritarët e të dy legjislaturave e drejtuesit e institucioneve qendrore e përfaqësuesit e tyre në bazë, që me arrogancën dhe prepotencën e tyre u sollën si pronarë e shpërfillës të ligjit dhe të vetë anëtarësisë e Statutit të Partisë dhe tërthorazi, dhe ne anëtarësia..
Çfarë duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve ? Duhet të jepte dorëheqje Kryesia e PD-së, qeveritarët e 8 viteve dhe Kryetarët e strukturave të PDsë në bazë ku u humbën zgjedhjet (në krahasim me 2009). Pra, jo vetëm dhe siç rezultoi formalisht
që të mbijetojnë partnerët, vetëm nga Kryetari (pavarësisht se drejtimi personal i Partisë dhe i Shtetit nënkupton dhe përgjegjësinë personale).
Dorëheqja nuk do të thotë për ta humbjen e të drejtave që ju jep Statuti dhe për të kandiduar me rregulla të reja, për strukturat drejtuese të Partisë në bazë e qendër. Menjëherë pas kësaj Këshilli Kombëtar, ata që mbeten, i vetmi organ vendimmarrës, ndërsa në bazë edhe Kryesitë e Degëve, duhej të zgjidhte brenda Partisë një grup të ngushtë për të amenduar Statutin, për të futur parimin “një anëtar një votë” për të gjitha zgjedhjet në PD, që nga niveli i bazës deri lart.
Po kështu një debat i anëtarësisë duhet të analizojë zgjedhjet dhe gjendjen e PD-së , gabimet në vite që sollën këtë rezultat e përgjegjësitë, evidentimi i të cilave do të mundësojë mospërsëritjen e tyre. Rishkrimi i Programit në përputhje me misionin
e një partie me të vërtetë demokratike dhe të qendrës se djathtë , e cila lufton për të jetësuar idealet e dhjetorit, duhet të quhen një përparësi e domosdoshmëri. Në se do të vazhdohet me kryeneçësi në gjendjen dhe veprimet e derisotme,
gjendja e PD-së do të përkeqësohet. Deri në zgjedhjet për qeverisjen vendore ka gati dy vite që janë të mjaftueshëm për t’u përmirësuar e ngritur në këmbë.
Partia Demokratike duhet të reformohet si më lartë dhe vetëm atëherë do të jetë një opozitë reale dhe e besueshme, e aftë për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. Vitet e kaluara treguan se pa opozitë nuk ka përparim. Pas kësaj, me një thirrje drejtuar elektoratit të djathtë për tu bashkuar të hapej fushata e anëtarësimeve, me dokumentacion të plotë e lista transparente.
Pas kësaj fushate rreth muajit nëntor të bëhen zgjedhjet me kandidatë të propozuar apo dhe të vetparaqitur në seksionet për drejtuesit e delegatët për në konferencat e degëve dhe një muaj më vonë zgjedhjet në degët e nëndegët, si dhe delegatët për në Kuvend dhe mbajtja e tij rreth muajit Shkurt 2014 si dhe zgjedhja e Kryetarit pas një fushate të përbashkët të kandidatëve që do paraqiten (dhe jo të emëruar apo përzgjedhur) do ti jepnin Partisë Demokratike fytyrën demokratike.
Parimi i mësipërm demokratik, vlerësimi i përvojës dhe kontributit do të sigurojë që të zgjidhen ata që anëtarësia dëshiron, duke jetërsuar pjesëmarrjen dhe transparencën. Për këto rregulla kemi vite që flasim e shkruajmë prandaj nuk po zgjatemi, por i bindur që vetëm në këtë mënyrë PD-ja do të ringrihet e do të luaj një rol të vërtetë opozitari.
Menjëherë me “dorëheqjen“ e Kryetarit u fol për një ristrukturim të partisë, i cili sipas nesh duhet të filloj nga baza dhe jo nga kreu dhe pas ndryshimeve statutore. Në se ky riorganizim do të filloj nga lart e aq më tepër nga ata që dështuan në këto vite do të jetë një farsë dhe fatkeqësi jo vetëm për PD-në, por edhe për demokracinë e vendin. Ndryshimi jo vetëm i Statutit dhe Programit por edhe i metodave të punës së derisotme nga ana e drejtuesve dhe strukturave të partisë, do të mënjanojë vazhdimin në rrugën e vjetër, që pruri në mënyrë të pashmangshme, rezultatin e 23 Qershorit.
Një Parti e riorganizuar mbi parime demokracie, e hapur dhe shtëpi e të gjithë demokratëve, me një Program realisht të qendrës së djathtë, me Statut demokratik, me anëtarësi që aspiron këto parime sigurisht mund të synojë ardhjen në pushtet
e të luftojë në opozitë, në të kundërt do të duhet kohë e njerëz të tjerë.
*JAVA
humbja e PD-se ne rradhe te pare eshte pasoje e tejkalimit te berishizmit si ideologji dhe kulture politike. sepse ndoshta eshte e tepert ta quajme berishizmin ideologji. eshte thjesht nje kulture politike, pjelle e nje kulture te meparshme politike, sic ishte stalinizmi, qe ne menyre tipike kishte si bosht qendror kultin e individit. skenat qesharake qe u perjetuanme rekorded e notit te kryeministri ishin te ngjashme me kulturen e kultit te individit te kryetarit Mao.
Fajin e keni ju te PD-se, sepse lejuat qe te anija juaj te mbytej, duke ju bindur nje Kapitenin qe dukej qarte se po ju conte drejt gremines.
Ata qe folen, dolen se ishin profete. Por profetet vetem sa e parashikojne te ardhmen. Ata nuk e ndryshojne dot ate.
DELETED – MODERATORI
Rendi demokratik eshte nje iluzion i hedhur nga lobeiste dhe nuk mundet te ekzistoje,kur perkrahen vetem politikat e interesave te ktyre qe permenda me lart!
Natyrisht njeriu meson,vetem kur e provon nje sistem te tille,qe per fat te keq, si ti edhe Saliu erdhet nga sistemi komunist,qe kishit humbur drejtimin!
Te fliste per demokracine nje qe kish ecur persiper saj,do ti jepja plotesisht te drejte,sepse nuk njifte sistem tjeter politik,pervec asaj qe ish trasheguar si ne shum parti konservatore Europiane!
Fatos Nano me marreveshje ia kaloi pushtetin Berishes ne 2005 dhe te njejten gje beri dhe Berisha i cili pas dy mandateve ia kaloi pushtetin te majteve , pasi ai arriti objektivin e tij kryesor , percarjen dhe shkatrimin e te djathtes dhe kalimin e pushtetit ekonomik tek strukturat e pasardheseve te drejtuseve ish komunist. NE THELB BERISHA SI NJERIU TYRE RALIZOI PERFUNDIMISHT PLANIN FAMEKEQ TE KATOVICES . Te tjerat jane fasada e perralla per te mashtruar popullin fatekeq.
jam dakort Ky eshte realiteti Nga 1991 e deri ne 23 qershor 2013 te gjitha qeverite (qeveritaret) kane vjedhur pronat sipas prograit te Katovices. Gazetaret e redaksise jane te lutur ti kerkojne zotit Aleksander Meksi, te gjithe ish kryeministrave dhe deputeteve te nenshkruajne online peticionin drejtuar Kryeministrit ne http://www.defendingproperty.com
Kam nje Pytje per ju Zoti Meksi: A eshte Sali Berisha Sherbetror i te huajve kryesisht i Serbeve?Politika qe ndoqi ai qe ajo e shkaterrimit te gjithckjae shqiptare, shitjes se gjithckaje kombetare tek te huajt, shkaterrimit te Ushtrise, arsimit . Cfare fijesh e lidhin ate me UDBne?
http://www.defendingproperty.com
Ne kete adrese kerkojne te marrin pronocimet per te ndryshuar rrenjesisht ligji I pronave , mundesisht sot . Po deri tani pse nuke kane kerkuar keta zoteronj , por sot ngulin kembe te bejne nje peticion , qe per mua eshte qendrim prej burracaku . Saliut I ligaviteshin para -mrapa . Qeverrija e di vete problemin e pronave , mos mbani bishtin e flamurit , por lereni Qeverrine te punoje . Kesaj I thone : “trimeri pas lufte dhe mencuri pas kuvendi ” Illo