Lul humbe nga kjo marrëzia jote, por marrëzia më e marrë është ajo që ka ende njerëz që të besojnë se një ditë do të fitosh … ndoshta kur të kesh Zahon përballë …
Kjo parti ka vetëm një alternativë: Rithemelimin! Jo nga forcat e brendshme, ato nuk e sjellin ndryshimin, por nga forca të reja të pa implikuara me historinë famëkeqe të kësaj partie dhe të kenë guximin të shkëputin lidhjet gjenetike e shpirtërore me Sali-UI dhe berishizmin, si konditë e nevojshme dhe e mjaftueshme për ta kthyer atë nga Parti Destruktive (PD) , në Parti Demokratike (PD)
Jorgo Mandili
Të gjithë besojmë se njohim çdo skutë të jetës, të gjithë besojmë se njohim në perfeksion dashurinë, gëzimin, dhimbjen, trishtimin, besojmë se njohim njeriun. Por, realiteti na mëson se jeta ka shumë sekrete, shumë enigma që nuk i zgjidhim dot. Kjo ndodh me Lul Bashën dhe “sagën” e humbjeve të tij në krye të një opozite diabolike dhe destruktive pa shpirt, pa zemër, pa frymë, që shfaqet në skenën politike shqiptare thjesht si një ekzistencë farse dhe e falsifikuar, e manipuluar dhe e uzurpuar nga një njeri i vetëm – Sali- Ui ,i cili pas dorëheqjes së vet në 2013,hodhi në fushëbetejë një marionetë si Luli, për ta përdorë si “idiot të dobishëm” për interesat e tij dhe të familjes së tij
Nuk ka atentat më të madh ndaj elektoratit të vet, nuk ka thikë më të mprehtë të ngulur pas shpine, se sa të zhgënjesh për të pestën herë fansat e tu që natë e ditë marrin pjesë në apokalipsi tënd mendor për tu bërë kryeministër Nuk ka dëshirë më të madhe për të qenë i verbër e pa timpanë në këto momente, me qëllim që të mos ndihesh i plagosur nga injoranca kur shikon se beson ende në fitore duke artikuluar masakrën elektorale për justifikimin e humbjes. Dhe, nuk ka dhimbje më të madhe që dashur apo pa dashur, të mos i japim të drejtë Bujarit e Imamit kur pretendojnë që fajin e ka Luli dhe ata vetë dalin të larë sikur nuk janë edhe ata kontributorë realë në destruktivitetin e kësaj partie që nuk ka qenë asnjëherë demokratike … ndjen neveritje kur shikon pikërisht këta të fundit , që kërkojnë ta reformojmë këtë parti destruktive .
Me këmbëngulje budallai dhe besim injoranti në fitoren e padiskutueshme të mbështetur jo në alternativën e vet por në konsumimin tetëvjeçar të mazhorancës, shefi i opozitës, shpresonte në një rezultat të thellë fitoreje se “shqiptarët” mezi prisnin ndryshimin … se ndryshimi është aspiratë e çdo shqiptari, dhe se ndryshimin do ta sjellim ne… Nuk ka shans ta sjellë edi rama me 8 vjet në pushtet … etj etj broçkulla të tilla të deklaruara kudo që shkonte ky “trumcak” i PD – së . Por, fatkeqësisht, Lul humbe nga kjo marrëzia jote, por marrëzia më e marrë është ajo që ka ende njerëz që të besojnë se një ditë do të fitosh … ndoshta kur të kesh Zahon përballë …
Dje Lul Basha mblodhi Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, dhe shpalli zgjedhjet e reja në PD, brenda më pak se një muaji, për ta bërë fakt të kryer rizgjdhjen e tij. I njëjti skenar si me zgjedhjet e mëparshme me Eduard Selamin -një shfaqje e shëmtuar, duke i kthyer zgjedhjet në një formalitet. Kishte rastin më të mirë për të bërë brenda Partisë zgjedhje të lira, të drejta, transparente dhe një garë reale brenda PD. Por si gjithmonë bën të kundërtën.
“Ai humbi rastin të përdorte zgjedhjet brenda PD, për të bërë kontrast me akuzat që bën për zgjedhjet e 25 prillit. Sot ai provoi që nuk do lejojë zgjedhje në PD, nuk do lejojë garë dhe mbi të gjitha nuk do të lejojë të ketë rivalë realë.” – thekson me të drejtë një gazetar.Ky është skenari më fatal për këtë forcë politike që do ta lerë përjetësisht në humbëtirën e vet pa të ardhme. ..
Por edhe sikur të lejonte garë, transparencë dhe standard ,prapëseprapë me ato forca të brendshme që qarkullojnë brenda SHQUPIT, përgjegjëse për historinë 30 vjeçare të PD, nuk mund ta reformojnë partinë .Janë kaq të konsumuar politikisht nga humbjet e pësuara , kaq të diskredituar moralisht nga kusaria e vrasjet dhe kaq të idoktrinuar ideologjikisht me “berishizmin” saqë do të ishte mrekullia e nëntë e botës që nga një ” intellectual inbreeding” të prodhoheshin pasardhës pa çrregullime gjenetike .Çfarë do të kuptojmë me këtë term? Shqip ,përkthehet si ” ndërzim apo kryqëzim intelektual” .
Në biologji “inbreeding” është riprodhimi i pasardhësve nga çiftëzimi ose shumimi i individëve ose organizmave që janë të lidhur ngushtë gjenetikisht. Për analogji, termi përdoret në riprodhimin njerëzor, duke iu referuar çrregullimeve gjenetike dhe pasojave të tjera që mund të lindin nga shprehja e tipareve të dëmshme ose recesive që rezultojnë nga marrëdhëniet seksuale incestuse dhe bashkëshortësia me të njëjtin gjak. Disa studime ,në të cilat janë ekzaminuar efektet e këtij “ndërzimi” zbuluan se pasardhësit e martesave të kushërinjve të parë kishin rezultate më të ulëta të inteligjencës sesa pasardhësit e prindërve pa lidhje gjaku. Ky është kuptimi në sferën njerëzore, kurse në sferën intelektuale “Intellectual inbreeding” – term që përdoret për një komunitet të kufizuar brenda mureve të një institucioni, organizate, universiteti ,partie etj ku qarkullojnë ide të kufizuara brenda këtij grupi dhe individët nuk mund të mendojnë jashtë këtij grupi për të sjellë ide të reja. Kjo ndodh për faktin se komunitete apo grupe të tilla formohen apo shumohen nga “kryqëzimi” i individëve me të njëjtin “gjen”. Psh ka një praktikë kur në disa Universitete siç ndodh shpesh në vendin tonë, punësohen të diplomuarit e tij për të qenë profesorë në këto universitete dmth pasardhësit e dalë prej të të njëjtit “gjen”. Si rregull, këta “pasaardhës” konsiderohen të dëmshëm për akademinë, besohet se zvogëlojnë mundësinë e ideve të reja që mund të vijnë nga burime të tjera, njëlloj si “kryqëzimet” gjenetike zvogëlojnë mundësinë e gjeneve të reja që hyjnë në popullatë. Mënyra për t’a mposhtur këtë ” intellectual inbreeding ” është që t’i shkatërrosh”muret e ngurta kufizuese të tyre përmes prurjeve njerëzore nga jashtë me ide e projekte të reja pra përmes hapjes së ” dyerve ” të këtyre komuniteteve të kufizuara .
***
E njëjta gjë ndodh edhe me një parti apo institucion tjetër që kërkon të ndryshojë performancën e vet me pasardhës të “ngjizur” nga brenda “gjakut”. Kjo do të thotë se është jo efektive nga brenda një partie me individë gjenetikisht të paaftë për t’u faktorizuar si personalitete, të lindë një frymë e re, të lindë një performancë e re me një ideologji të re dhe alternativë të re ,si e vetmja mundësi për të qenë parti konstruktive, racionale , dhe me ide të reja e besueshme dhe frymëzuese për elektoratin e vet ,pra një “makineri moderne” partiake që të frenojë “revanshin” varvat të një mazhorance si ajo e Edi Ramës apo vetë Edi Ramën.
Parë edhe në këtë vështrim të përgjithshëm përgjegjësia politike, publike e sociale e reformimit të kësaj partie për tu kthyer në një aset demokratik është imperative … parë në këtë kontekst me të drejtë njerëzit që kanë aftësinë për të menduar e arsyetuar brenda PD, shtrojnë pyetjen: kush është ky “lultrumcaku” që na privon të drejtën e votës së lirë brenda partisë ? Madje këtë strategji të mbyllur zgjedhjesh po e përsërit për të tretën duke mos i hapur dyert për forcat dhe idetë e reja nga jashtë …
Të nisur nga përgjegjësia publike, qytetare e kombëtare për të mos lejuar instalimin e një autokracie në Shqipëri, kjo parti ka vetëm një alternativë – Rithemelimin! Jo nga forcat e brendshme, ato nuk e sjellin ndryshimin, por nga forca të reja të paimplikuara me historinë famëkeqe të kësaj partie, që të kenë guximin të shkëputin lidhjet gjenetike e shpirtërore me Sali- UI dhe “berishizmin” , si konditë e nevojshme dhe e mjaftueshme për ta kthyer atë nga Parti Destruktive (PD), në Parti Demokratike (PD) Lul! Nëse mëson nga humbjet, nuk ke humbur vërtetë !
1- Ti humbe nga lakmia jote për kryeministër por ky është i vetmi ves në univers që njoh që lind kotësi, mendjemadhësi, krenari, ambicie, pandershmëri, shtirje , hipokrizi – madje shkatërroni shumicën e virtyteve tona të spekuluara, të gjitha këto shpërndahen në këtë element të përhapur dhe malinj, dëshirën për të zotëruar diçka me çdo mjet e me çdo kusht .Është tjetër gjë”të dëshirosh diçka”dhe tjetër gjë”të jesh i etur për diçka”. E thënë ndryshe, lakmia nuk determinohet nga ajo që do, por nga këmbëngulja me të cilën kërkon ta arrish. Nuk është e gabuar,as e pamoralshme të synosh fitoren,të vish në pushtet. Bëhet e pamoralshme, atëherë kur kjo dëshirë merr ngjyrën e zezë të lakmisë. Fitorja e vërtetë është fryt i zellit dhe i mençurisë , gjetjes së urave të komunikimit ,partneritetit të duhur, këshilltarëve të urtë, ekspertëve profesionistë, komunikimit luajal, alternativës së besueshme dhe mbi të gjitha moralit të pastër, pa ngarkesa në ndërgjegje dhe mëkate në shpirt. “Lakmo o i mjerë atë ç’ka të ka dhënë natyra, vetëm kështu nuk zhgënjehesh”!( Solomoni) .Hiq dorë nga lakmia dhe nga partia që të shpëtosh!
2-Ti humbe se nuk u shkëpute nga Sali Berisha, si njeriu më destruktiv që ka njohur shteti shqiptar gjatë 100 vjetëve, i një destruktiviteti që buron jo vetëm nga qenia e vet, por edhe të atij destruktiviteti, që buron nga urrejtja dhe agresiviteti i asaj turme njerëzish që i shkojnë pas liderit të tyre të indoktrinuar prej tij . Ti erdhe në krye të partisë së tij jo përmes zgjedhjeve demokratike ,por nga dëshira e tij për të të përdorur si “idiot të dobishëm” për interesat e tij. Hija e tij të ka shoqëruar në çdo sjellje, qëndrim dhe veprim dhe nuk ke guximin intelektual,qytetar e patriotik për t’u shkëputur prej tij prandaj jep dorëheqjen të shpëtosh !
3- Ti humbe se nuk munde dot të shkëputesha nga “berishizmi” dhe reformoje PD për ta kthyer atë nga një parti destruktive , nekrofile, fashiste në një parti demokratike .Një parti vlerësohet, jo nga parullat e deklaratat e saj, por nga sjelljet, qëndrimet që mban ndaj ngjarjeve të caktuara e veprimeve që kryen vetë ajo, nga forcat përbërëse të kësaj partie që përfaqësojnë shtresa të caktuara shoqërore, nga ideologjia dhe alternativa që ajo shpalos para elektoratit dhe kur vjen në pushtet çfarë produkti prodhon në shoqëri-konstruktiv apo destruktiv. Produkti i kësaj partie qysh nga themelimi i saj shkatërrues, mohues me prirje regresive duke krijuar një sistem antivlerash përmes një drejtimi autokrat, antidemokratik, anarkist, autoritarist e vrasës, për të realizuar synimet e veta me dhunë e terror psikologjik.
I vetëshpallur demokrat “- berishizmi” nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë! Është ideologjia dhe praktika destruktive ,shkatërruese e nekrofile , më e neveritshme e më famëkeqe në politikën shqiptare ku urrejtja ndaj jetëve njerëzore dhe destruktiviteti mendor i këtij “përbindëshi”, e kthyen pushtetin e tij për shqiptarët në një sistem vrasës të lirisë, shpresës, besimit, dinjitetit njerëzor dhe të dëshirës për të jetuar në këtë vend duke iu “ngrirë buzëqeshjen” shqiptarëve.
Që në themelimin e saj si parti e shpresës dhe e lirisë, që aq fort e artikulojnë sot disa “demokratikas”, u shfaq si një parti destruktive ku vetë kreu i saj nuk doli në mënyrë demokratike në krye të kësaj partie ,por me marifete e manipulime që i dinë të gjithë. Po kështu vazhdoi deri sa protagonisti absolut i kësaj partie e mbylli veprimtarinë e tij të gjatë ( 1992- 2013 të cilën e mbylli me dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 2013.)
Edhe pas dorëheqjes së tij, në këtë parti asnjëherë nuk janë zhvilluar zgjedhje demokratike. Dihet si përfunduan zgjedhjet për kryetar midis teje dhe S. Olldashit apo më vonë midis teje dhe E. Selamit. Nuk po zgjatem por theksoj se ai “masakrim” i shfaqur në zgjedhjet e brendshme partiake e dëmtoi rëndë demokracinë e brendshme dhe gjithë veprimtarinë e mëpastajme të kësaj partie. Asnjë ndryshim nga paraardhësi i cili gjithmonë mbeti ndërgjegjja, jo vetëm e jotja, e çdo drejtuesi në bazë, por edhe e turmave fanatike e paramilitare që i kanë dhënë frymën destruktive dhe nekrofile, e cila mbizotëron ende edhe sot – strategjia destruktive dhe e dhunshme nuk ka ndryshuar ,sepse protagonisti i saj është po i njëjti “përbindësh”, që prodhon veç shëmti.
Që në kushte të krizave social – ekonomike e politike, kur vala e protestave të dhunshme e të vazhdueshme me kauza të stisur , inspiron turmat vulgare përmes thirrjeve histerike për dhunë duke marrë përmasa tepër të rrezikshme për çdo vend. Partinë Demokratike, Saliu e ktheu në një bandë politike terroriste dhe “berishizmin” në një ideologji sunduese. Ai kurrë nuk u përshtat dot me demokracinë sepse ai nuk erdhi në krye të proceseve demokratike si rezultat i udhëheqjes së një lëvizjeje popullore disidente në regjimin komunist, si Les Valesa në Poloni apo Haveli në Çeki etj. Përkundrazi, ai deri në ditën që i ra “Bingo” ,ishte mbrojtësi më i zjarrtë i sistemit të kaluar ,duke mbetur “djali më i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë për shkak se ai ishte njeriu i tyre”.
Duke qenë edhe influent në politikë “berishizmi”, mbetet kërcënim real për shoqërinë, sepse destruktiviteti është një shprehje e programit instiktiv të kësaj ideologjie. Pasioni për të shkatërruar në emër të shkatërrimit është tipari themelor i kësaj ideologjie. Faktet janë kokëfortë, fakte që konfirmojnë “produktin” social, që ka prodhuar politika destruktive e saj. Janë disa ngjarje kruciale të njohura prej të gjithëve që konfirmojnë tezën e destruktivitetit dhe nekrofilisë së kësaj ideologjie , përmes tmerrit të përhapur tek njerëzit që ata të silleshin siç donte Sali-UI dhe Partia e tij destruktive. Janë ngjarje që tregojnë prirjen terroriste të tij dhe partisë së tij, ku fillesën e ka më 2 prill 1991. Si “Raishtagu” gjerman dhe e përfundoi më 21 janar 2011.
4- Ti humbe se nuk e orientove partinë drejt një ideologjie të djathtë siç u shfaq qysh në themelimin e saj. Ideologjia e kësaj partie ishte dhe mbetet eklektike duke lundruar në detin e politikës pa busull e a giroskop dmth pa orientim e qëndrueshmëri drejtimi drejt objektivit .Nëse PD do të ishte e djathtë, me një shumicë absolute parlamentare përse nuk e abrogoi ligjin 7501 të tokave për t’ua kthyer tokën pronarëve të ligjshëm por la në fuqi ligjin katovician? Jo vetëm u hapi rrugën e pasurimit të fortëve e ish komunistëve antikomunistë të ngjashëm me ta , por u a la shqiptarëve ferr nëpër këmbë që të grinden, përplasen e të vriten siç ndodh ende edhe sot ” vetgjyqësia”,ku janë vrarë mbi 8000 veta për konflikte pronësie. Ky ligj ngelet për Shqipërinë “thembra e Akilit”, për destabilizim dhe moszhvillim të saj… Nëse me të vërtetë kishte aspirata demokratike të djathta ,Sali-UI dhe partia e tij, me një parlament ku kishte shumicën absolute të votave mund të kishte miratuar çdo ligj dhe reformë ,që do t’i shërbente demokratizimit të vendit, ndërtimit të shtetit të së drejtës, institucioneve të qëndrueshme të shtetit të pakakapshme nga politika, arsim të ri demokratik publik, si aset kombëtar që garanton të ardhmen e një gjenerate të re, elitë të re politike dhe intelektuale etj për t’i hapur rrugën një gjenerate të re.Aspirata e kësaj ” të djathte” nuk ishte demokracia por anarkia . Ti Lul nuk ke as ide e as ideologji, as vizion e as alternativë të besueshme ,por as aftësi menaxhere e ekip drejtues .Me Bujarë,Imamë, Spahinjë, Palokër, Dumdume, mërmërmakër, gjekmakër e rosakësh të tjerë të ngujuar në ” kotecin” e SHQUPIT, nuk mund të reformohet kjo parti se ” ndërgjegje e tyre është berishizmi” ,që nuk mund të shkëputen dot, prandaj dhe nuk kanë asnjë shans për të ndryshuar substancialisht këtë parti për ta kthyer në një parti të re konstruktive dhe me ideologji të djathtë europiane .
Demokratë të vërtetë – E vetmja rrugë për shpëtimin tuaj është – RITHEMELIMI !
Rithemelimi duhet të bëhet nga forca të reja,djem e vajza,të rinj e të reja ,të paimplikuar e të palidhur me historinë famëkeqe të berishizmit destruktiv e nekrofil . Rinovimi dhe besueshmëria e një partie vjen nga integriteti moral dhe profesional, nga vizioni kurajoz i përfaqësuesve të saj më të mirë , nga programi strategjik i shoqëruar me rrugët dhe burimet financiare gjë që do t’a bëjë të besueshme opozitën para popullit për përgjegjshmëri dhe seriozitet në misionin e saj.Dhe tani në prag të negociatave të shfrytëzojë shansin për t’u sjellë si opozitë e re , si opozitë europiane. Të dialogojë dhe të bashkëpunojë me qeverinë, që së bashku t’a udhëhiqni Shqipërinë drejt Evropës, ëndërr të cilën kanë lançuar qysh në fillimet e shtetit shqiptar Rilindasit tanë të mëdhenj ..
Tashmë, që Europa i ka ndezur Shqipërisë dritën jeshile për hapjen e negociatave, ju opozita e re sëbashku me mazhorancën që keni përgjegjësinë publike, për ta udhëhequr këtë popull drejt një shoqërie demokratike, duhet t’i “vini gishtin kokës”, për të mos e humbur edhe këtë shans historik, si herët e tjera për shkak të kokëfortësisë, kryeneçësisë, xhelozisë apo për interesa të ngushta personale, vese këto të një klase politike arrogante , mediokre dhe orientale .
Nëse doni të faktorizoheni e të bëheni kontributor real në progresin dhe zhvillimin e Shqipërisë, nëse vërtet doni që në Shqipëri të mos instalohet autokracia ,duhet të rithemeloheni si parti demokratike me ideologji të qartë, alternativë të besueshme ,me vizion ,ekip ,program e qëndrime e veprime konstruktive për zhvillim e progres . Në rast të kundërt do të mbani përgjegjësi historike si ballistët që nuk morën pjesë në luftë dhe lejuan komunistët të instaloni një “diktaturë të ndritur”!
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Ne respekt te lexuesve te kesaj gazete Dita ku ti Mandilli ke shkruar mjaftueshem sa per ti bindur te gjithe se je pale me pushtetin Rama, ti nuk duhet te marresh penen e te shkruash receta se si te veproje opozita!
Ti je nder te fundit fare qe mund te duash Rikthim te opozites ne pushtet, perkundrazi, sepse nje gje e tille ty te le pa honorare aty te borderoja e Rames ku je sot.
Duhet degjuar Jorgo , se ky nuk ha mut kot
PD-ja ka vetem nje rruge:Shporrjen nga politika e te gjithe drejtuesve te saj!
Po keshtu edhe per partite e tjera,ne se antaresia e tyre nuk do qe te vazhdoje te hajet akoma mut si pulat!
PD-ja ka vetem nje rruge:Shporrjen nga politika e te gjithe drejtuesve te saj!
Po keshtu edhe per partite e tjera,ne se antaresia e tyre nuk do qe te vazhdoje te hajet akoma mut si pulat!
Shkrim qe na jep nje tabllo te qarte se si nje parti politike fallco te kthehet ne nje force konkuruese. Artikullshkruesi ka te drejt dhe nuk mund te paragjykohet se i sherben socjalistve e ne vencati Rames . Rezultatet e Pd ,si humbse e zgjedhjeve nga 2013 jane favoret qe i jane bere Rames .
Une kam nje ide krejt ndryshe nga ato qe po trajtohen rreth drames politike te Pd si humbese .Perball socjalistve , deri me sot,nuk ka force politike qe ta sfidoje.Ne keto 30 vjete demokraci asnjehere forcat e tjera nuk kane dal mbi socjalistet pa manipulime e marveshje per te respektuar nje parim te demokracise ,rrotacjonin .Pd ka ardhrur ne pushtet fal kesaj filozofije, qe ndihmon ne forcimin e demokracise e te institucjoneve te saj .Rrotacjoni ,per mua ,eshte imponuar nga Aleatet per ctensjonim te situatave politke dhe gabimeve te palve ne luften per pushtet. Socjalistet asnjehere nuk kane perfituar nga kjo teori.Ajo qe ka perfituar eshte Pd dhe bishtat qe i jane ngjitur saj .Pse ky fakte nuk ka permbysur raporte reale.
Dihet qe si u sajuan partite politike nga R.Alia. Ramizi beri vepren me te shemtuar kur shpalli pluralizmin .Arsyejet jane te qarta por asnjehere inteligjenca shqiptare nuk u shpreh qarte qe te ndalej ky sajim artificjal politik . As pas 97, ku per mua u rrezua miti i pluralizmit shqiptare, nuk u gjenden forca te reja politke per ti dhene demokracise ate fytyre qe meriton. Komunistet ,qe kishin veshur paldesyte e bardha ,deshtuan rende dhe cenuan ate rruge te demokracise qe u hap per shqiptaret . Pd e drejtuar nga Berisha, si i emeruar nga Ramizi, vite pas viti .po tregonte se nuk ishte per vendosjen e demokracise ne Shqiperi por te nje shteti anarkiste e autokrat ne sherbim te nje pakice te preferuar fisnore e krahinore. Socjalistet asnjehere nuk u cfaqen ne popull ,me politikat e saj,sic u cfaqe Pd. Edhe pse Nanon e kemi kritikuar ashper ,ai nuk e katandisi partine sic e ktheu Berisha.Prone te familjes se tije e te krahut kriminal verior .
Demet e Pd ,sic dhe shprehet DASH ,jane politke ne sabotim te demokracise shqiptare.Ne keto kushte ,jo se Pd humbi radhazi per te treten here,kerkohen analizat te marrin nje drejtim te ri. Si te dali ne horizonte nje force politke e djathte te konkuroje Ps .Jo per te thyer mitin por per te patur mundesine qe elementi i djathte te perfaqsohet realishte nga nje inteligjence e re qe si mungon vendit.Te djathte nuk jane vetem ishte te denuarit e komunizmimit ,te klasve te permbysura ,perfaqsuesit e pronarve te ligjshem por dhe te cdo individi qe ka bindje se te djathtet bejne ndryshim cilesol.Kete e tha dhe Kokalari por eshte shume e vonuar qe duhet shume pune te ngrihet nje e djathte sic e meritojne shqiptaret .Sa me shpejte te shpartollohet cerdhja e bajraktarit Sali aq me lehte do te jete ngritja e nje force krejt ndryshe nga kjo qe kemi pare .Asnje nga ish kuadrot e Pd qe kane nje kariere politke, nen,ombrellen e Saliut nuk bene dot ndryshimin. Degjoje Xhofin ,Imamin ,Ristanin ,Nishani.Kadillarin.Mustafaj e shume te kesaj kategorije, se mund ta riorganizojne Pd ne vlerat qe i takon ,eshte e gabuar .E mira qe mund te bejne keta eshte te mbeshtesin elemente te rinje qe nuk jane ngrohur e percelluar si vezet qe ngroh pula Berisha .
Basha ,qe sot komentohet si viktime e Berishes, ka te njejtin fat si gjithe te tjeret qe jane te implikuar ne skenaret famkeq te Berishes .Rama i shtrin doren e bashkpunimit jo se nuk e di kujt ja shtrine doren ,por kerkon qe kjo Pd te ndryshoje ose te katandiset si LSI.
Deklarata e DASH eshte nje ndihme e madhe qe i jepet te djathtes shqiptare.Nese dote kuptohet shpejt shpresat jane te medhaja per nje spekter tjeter politike ne 4 vitet qe do te vijne .
E mori Jorgaqi, coje Ramutin ta rithemeloje PDne sic e nisi qe ne ato vite, se na cate trapin. Nuk ju paska zene gjumi si ta ringrini PDne.
Mos u merrni me Lulin qe te fitoj a jo. luli eshte vendosur nga Sala qe ai te jete i sigurte prej frikerave te tij qe te mos behen realitet deri sa ai te nderroj jete.
Kaq.
Te lumtre! Me ligjin e pronave 7501 qe Sali djalli e zbatoi duke i bere presion edhe Ramiz Alise,edhe pse nuk e kishte marre pushtetin,,,E beri Ligj te Fortit kunder te dobetit,kur erdhi ne pushtet dhe e RINGJALL,sa here PD vjen ne pushtet.
PrandAJ Katundaret,qe kane grabitur tokat tona i kerkojne gjithmone Sali Berishes ne mitingjet elektorale perfitimin e tokave,qe kane grabitur, ne baze te ketij ligji,,sikur gjasme nuk eshte plotesuar kuota kur u ndane tokat.
Eshte ky ere,eshte ky,,eshte ky Sali Berisha Alfa dhe Omega,,eshte ky qe versuli katundarine mbi tokat tona.
E njeh miza pekmesciun,,prandaj edhe hajdutet dhe rrugacet katundare bejne si gjynafqare para ketij,sikur nuk i kane marre ende tapit mbi tokat e vjedhura.
Eshte ky ere eshte ky qe swot ben si gjynafqar,Xhebrail Emini,shefi i gjithe hajnave,krimineleve,qe e mbajne kete si baba,,i qahen ketij per l;egalizimet ne toke te vjedhur.
Edi Rama ishte nje lloqexhi,qe e rrihte Izet axhia,,Fatos Nano ishte ne Bence,kur Cubi i Vucidolit leshoi ceten grabitqare mbi pronat tona.
Ky ere ky qe i ben turinjte sot si plak gjynafqar.
Ky Sali Berisha.