Partia Agrare Ambientaliste ka bërë një deklaratë të papritur.
Përfaqësuesi i PAA, Thoma Miço deklaron se nëse nuk ka marrëveshje të firmosur për shkak të Partisë Demokratike, atëherë PAA, si aleate e opozitës do të hyjë në zgjedhje.
Miço e bëri këtë deklaratë, duke qartësuar se në bazë të Kushtetutës, në këto kushte zgjedhjet duhet te zhvillohen brenda muajit korrik, konkretisht në 16 ose në 23 korrik.
“Për ne, siç e parashikon Kushtetuta zgjedhjet bëhen në korrik, në datën 16 ose në 23 korrik. Nëse PD nuk bie dakord për këtë pikë të marrëveshjes, atëherë ne do të hyjmë në zgjedhje edhe pa Partinë Demokratike”, deklaroi Miço për gazetarët, pak pasi u dha vendimi nga relatori i çështjes, Gjin Gjoni për shqyrtimin e tërheqjes së kërkesë-padisë së PAA, lidhur me pavlefshmërinë e listave të zgjedhësve.
Kolegji Zgjedhor mori vendimin që çështja të pushohet, pas kërkesës së PAA për të tërhequr padinë, për pavlefshmërinë e listave, pasi mbrëmë u dakordësua një marrëveshje mes PS-PD.
“U tërhoqëm nga padia se 18 qershori tashmë ka rënë si datë dhe s’ka më kuptim të bëjmë padi”, deklaroi Miço.

Cfare loje politikanesh !. Taman trashegimtaret e Lufter Xhuvelit. Mos duan te hyjne tek listat shume emrore te PD-se ?
Agron, marreveshja e mbremshme ishte nje fitore e shkelqyer e Lul Bashes ne tavoline. Mos u frikeso, pushteti do te kaloje perseri ne duart e Ali Baba Saliut dhe Ilir Floririt. Aty je edhe ti.
SHKO EDHE NE TE SAT’EME PO DESHE,
KUJT PO I RRUHET.