Partia e Arkanit, financuese e kishës serbe

Dita

Kisha ortodokse serbe e cila është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989, jo vetëm që është ndërtuar në masa të dhunshme, por edhe është përkrahur dhe financuar nga Partia e kriminelit, Arkan.

“KosovaPress” ka siguruar një video, ku krimineli Arkan i cili njihet për krimet e bëra në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, është i pranishëm së bashku me bashkëpunëtorët e tij, gjatë fillimit të punës së ndërtimit të kishës.

Në vitet e 90-ta, Arkani kishte krijuar edhe partinë e tij e cila quhej Partia e Bashkimit të Serbeve dhe ushtrinë me paramilitarë serb që quhej Garda e vullnetarëve serbë, e cila ka pas më shumë se 300 ushtarë, që armatimet dhe financimin e ka siguruar nga shteti i Serbisë.

Arkan ka qenë edhe deputet i Parlamentit të Serbisë. Gjatë gjithë kohës së luftërave në ish-Jugosllavi, Kisha Serbe dhe Krimineli Arkan me partinë e tij kanë pasur bashkëpunim të ngushtë. Kjo ilustrohet edhe me shumë foto të asaj kohe.

Kisha është në hapësirat e Universitetit të Prishtinës dhe për këtë nuk ka leje të ndërtimit. Ish-udhëheqja e dhunshme serbe, e cila ka ardhur më 1989, pas rrënimit të Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974, pretendon se më 15.02.1999 i ka lëshuar një leje kësaj kishe, 7 vjet pas ndërtimit të saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *