Pothuajse çdo ditë bëhen qindra gjyqe, ndodhin konflikte palësh, fisesh, krushqish e brenda familjesh, ndodhin krime vetgjyqësie për pronat. Dhe sa herë flitet për kthimin e pronave, sa herë dëgjohen raste krimesh për pronat, vetiu mendja “ndal” tek PD, tek Sali Berisha. Pse? Sepse edhe pse kanë kaluar 21 vite që prej 22 marsit 1992, nuk mund të harrohet premtimi i bërë nga qeverisja “Berisha” për kthimin e pronave tek i zoti i pronës së shpronësuar, pas vitit 1945.
Deri në vitin 1997, kur populli e përzuri me dajak prej pushtetit të kamxhikut, prangave politike, luftës kundër mediave dhe piramidave, Sali Berisha dhe PD e tij që sot e quan “vlerë kombëtare”, jo vetëm nuk ktheu asnjë centimetër prone tek pronari i ligjshëm, por organizoi dhe realizoi edhe ligjërisht mos kthimin e pronave dhe grabitjen masive të tyre, duke nxjerrë qindra vendime, ligje, amendime, dekrete e formularë fiktivë e të qëllimtë për mos kthim dhe zhvatje pronash, duke futur pronarët ne procese gjyqësore pa fund e në konflikte, që kanë krijuar mijëra procese gjyqësore, hamsëri, konflikte fizike, divorce prindërish, ndarje prindërish me fëmijët e ndarje vëllazërie, kanë shkaktuar mijëra viktima mes fisesh, bashkëqytetarësh dhe brenda familjeve të pronarëve legjitimë. Sali Berisha dhe partia e tij private PD, krijuar prej ish-sigurimit të shtetit me individë llumra, futi në veprim politikën e krijimit të “pronarit të ri”, duke nxjerr jashtë loje pronarin e vjetër legjitim të shpronësuar pas vitit 1945.
Po kështu futi në veprim lejimin e qëllimshëm të zaptimit masiv të pronave, pastaj nxorri ligje, vendime e dekrete fals, duke krijuar konfliktin masiv popullor. Me këto skema, ai praktikoi zhvatjen e pronës me parimin “pronën nuk e merr i zoti, por më i zoti”. Deri në vitin 1997, “më i zoti” ishte Sali Berisha dhe klani i tij partiak, familjar, miqësor, qeverisës, mafioz, fisnor e gjeografik. Edhe pse në 5 vitet e pushtetit pyramidal, Berisha nuk ktheu asnjë “plis” pronë, në 8 vitet e opozitës 1997-2005, Sali Berisha nisi të ulërinte me demgogji për gjoja kthimin e pronave. Ndërkohë, në fushatën elektorale të vitit 2005, Saliu u rikthye në pushtet jo se ishte “burrë i mirë”, apo “i kulluar”, siç vetëpropagandohej, por duke hedhur në veprim “kartën” e kthimit të pronave, krahas betimit për luftë kundër korrupsionit dhe premtimit për legalizimin e banesave të ndërtuara prej zaptuesve, mbi trojet e pronarëve legjitimë, premtime këto që deri sot rezultojnë mashtrime dhe “karta të djegura” të Sali Berishës, si gjithë premtimet e tjera të bëra prej tij në 23 vite politikë e pushtet.
Aktualisht, po ai Sali Berishë, po ajo PD e premtimeve të vitit 1992 edhe në ditët e pushtetit pas 23 qershorit, po dëshmojnë se janë armiku i pronarëve legjitimë. Me nxitim prej të babëzituri, Sali Berisha po vazhdon të zhvasë prona për interesa të familjes së tij bilogjike, fisnore e politike. Këtë e dëshmoi së fundi rasti skandaloz i SHQUP, kur prona ligjërisht u është kthyer pronarëve, ndërsa Saliu ua zhvati për ta bërë seli të PD së tij familjare e klanore, parti e cila ka dëshmuar se kthimin e pronave e ka program fals, sa për dekor, se në fakt si program real realizon mos kthimin e tyre. Por Saliu dhe zvendësuesi i tij kukull, “udhëheqësi” i dalë prej “COP” të vajzës së Sali Berishës, vazhdojnë të përbetohen e “qajnë” për ish-pronarët, duke deklaruar se janë “parti që mbron dhe kthen pronën”. Por historia dhe praktika 21 vjeçare e kësja partie, sidomos e 13 viteve pushtet nën dirigjimin dhe sundimin e Sali Berishës, tregon dhe provon, se PD inskenoi dhe realizoi me sukses të plotë grabitjen e pronave të ish-pronarëve, duke bërë ligje që i çuan ish-pronarët në gjyqe pa fund, që lejuan falsifikime e zhdukje dosjesh me rryshfete, korrupsion, presione e dhunë fizike. Mjafton të shfletosh “dosjen” e dy pushteteve “Berisha” në lidhje me pronat dhe bindesh, se PD është parti që grabiti dhe nuk ktheu pronat. Ndërsa ideatori i kësaj skeme mashtruese me pronat, ekzepmplari “etalon” mashtrues politik e qeverisës i gjithë vendeve të ish-lindjes komuniste Sali Berisha, ka dëshmuar në këto 21 vite, se është jo vetëm mashtrues i pronarëve, por edhe shkatërrues dhe zhvatës i pronave të tyre. Me SHQUP, ashtu si me afro 118 mijë prona ish-pronarësh të sekuestruar pas vitit 1945, Sali Berisha e mbylli ciklin e tij qeverisës e politik, si armik politik i ish-pronarëve, nën siglën “PD”.
Edhe pse në vitin 2005 erdhi në pushtet me disa “karta të forta”, rezultoi se në 8 vite ai luajti “bixhoz” me to. Këtu nuk është fjala për luftën kundër korrupsionit, sepse kjo ka qenë një poster elektoral, të cilit i doli boja, mbasi në 8 vite rezultoi se korrupsioni ishte objektiv pasurimi i kupolës së pushtetit dhe familjes “Berisha”. Këtu nuk është fjala as për rritjen e pagave, të pensioneve dhe ndihmës ekonomike, sepse ato jo vetëm nuk janë rritur me 3-4 herë siç ka broçkollitur Saliu, por sipas tregut të kohës së qeverisjes 8 vjeçare “Sali”, ato janë ulur si fuqi blerëse edhe me 5 herë, në krahasim me fuqinë blerëse në tregun e vitit 2005. E kemi fjalën për (mos)kthimin e pronave. Për t’u rikthyer në pushtet në vitin 2005, ish-kryeministri Berisha premtoi se brenda vitit 2006, do të kthente pronat. Por nuk i ka kthyer, përkundrazi ashtu si në 5 vitet 1992-1997 dhe në vitet 2005-2013 ka mashtruar, ka lodhur e tallur barabarisht dhe turpshëm pronarët, duke nxjerr urdhëresa, ligje, projektligje, amendime, duke bërë premtime të stërpërsëritura, ashtu siç veproi në vitet 1992-1997. PD dhe Saliu i kanë lodhur pronarët, duke nxjerr qëllimisht ligje e vendime qeverie që i sillnin vërdallë nëpër gjyqe pa fund e me pasoja konfliktuale edhe brenda familjeve, gjyqe të cilat vazhdojnë prej 21 vjetësh edhe sot e kësaj dite. Ky nuk është dështim, por vetëm një mashtrim. Sepse nuk ka asnjë shpjegim tjetër loja “Berisha-PD” me pronat!
Këtë lojë mashtruese me ish-pronarët, ashtu si Saliu ka vendosur ta vazhdoj edhe i emëruari në krye të PD prej familjes “Berisha”. Prej disa ditësh, Luli i Saliut është duke u bërë thirrje ish-pronarëve (dhe ish-të përndjekurve të mashtruar deri me vet-djegie) të afrohen pranë PD, mbasi sipas Lulit, kjo parti është “parti e kthimit të pronave”. Ndërkohë që me vendimin e “babë” Saliut, brenda 9 shtatorit 2013, vetë Luli do të kapardiset brneda SHQUP, si kryetar i PD, në një ndertesë e cila është pronë e ish-pronarëve, grabitur në vitin 1945 prej pushtetit “Hoxha”, rikthyer me ligj në vitin 1996 e 2004, por grabtiur me VKM anti-Kushtetuese e të dhunshme prej qeverisë “Berisha” në vitin 2013, për ta kthuer në seli të PD, 15 ditë përpara dorëzimit të pushtetit. Grabitja e SHQUP prej PD, duhet ta bëj Lulin e Saliut, që të mos guxoj e t’u kërkoj mbështetje ish-pronarëve, mbasi PD është partia që nuk ka kthyer e nuk kthen prona, mbasi siç treguan dy pushtetet e saj, PD e ka pasur dhe e ka mos kthimin e pronave “program e mision” të fshehtë por real, të ngarkuar posaërisht që në themelim të saj prej ish-diktaturës komuniste. Kryetari kukull i PD, Luli, duhet të shfletoj historinë e mashtruese e tragjike të mos kthimit të pronave prej PD. Dhe do të shikoj se në 13 vitet e pushtetit të PD dhe sundimit të Sali Berishës, pronat jo vetëm nuk janë krhyer, por janë zhvatur, janë bërë pronësi e ministrave, krerëve të kupolës së PD, të familjarëve, fisit, shërbëtorëve, lobistëve të huaj politike e deri të bodigradëve të Saliut.
Trashëgimtari i PD, “princ” Luli, duhet të shfletoj historinë qeveritare të mos kthimit të pronave prej Sali Berishës dhe PD, për të mësuar krimin social, urbanistik, ekonomik, ligjor e njerëzor që ka shkaktuar loja e ndyrë e PD dhe e Sali Berishës me mos kthimin e pronave. Krimi i fundit me pronat ndodhi 5 ditë më parë, kur vëllai qëlloi vëllanë dhe nipin për konflikte pronësie, mbasi kanë 21 vjet që kërkojnë kthimin e pronave në zyrat e pushtetit “Berisha”. Për pasojë, kanë kaluar në akte vetgjyqësie në ndarjen e pronës. Derdhi gjak vëllai mbi vë;;anë, mbasi janë lodhur, mashtruar e shkatërruar financiarisht me pagesa dhe rryshfete në gjyqet e sajuara e të nxitura prej lojës mashtruese të ligjeve e vendimeve, të formosur prej Sali Berishës dhe pushteteve të PD. Keto ligje i kanë çuar në shumë raste ish-pronarët deri gjakderdhje. Po sa krime brenda familjes, sa konflikte mes fisesh, komshijsh, bashkfashtaraësh e bashkëqytetarësh kanë ndodhur për shkak të skemës mashtruese “PD-Berisha”, me mos kthimin e pronave dhe zhvatjen e tyre prej klaneve “PD-familja Berisha”. Që prej 22 marsit 1992, kur Sali Berisha deklaroi premtimin për kthimin e pronave brenda vitit 1993 e deri sot, që Sali Berisha gjendet edhe 15 ditët e fundit të jetës së tij në pushtet, në Shqipëri janë futur në hamsëri afro 178 mijë familje, madje edhe brenda familjes. Kanë ndodhur mbi 3650 vrasje për konflikte pronësie.
Janë plagosur mbi 13 mijë persona. Janë ngujuar afro 1800 familje për shkak të konflikteve pronësore. Kanë mbetur afro 7200 fëmijë jetimë. Loja mashtruese politike e ligjore “Berisha” me pronat, ka si tregues nxjerrjen e 27 ligjeve, të 234 vendimeve, të 356 amendimeve, të 152 udhëzimeve, të 289 formularëve, të 6 dekreteve. Rezultati i këtij mashtrimi ka edhe këtë tregues: Në 21 vjet, janë 5.9 milion procese gjyqësore, të cilat kanë shkaktuar sorrollatje, tallje, mos kthim prone, falsifikim dosjesh, zhvatje pronash dhe në 65% të rasteve, për shkak të padrejtësive në gjykata, këto kanë çuar në vetgjyqësi…

z perparim halili sapo shikoj emrin tuaj ,nuk mund te bej gje tjeter vetem dua ti perpij shkrimet tuaja ,,..eshte nder dhe krenari qe shtypi yne ka kaq gazetare te talentuar ,qe na bejne mete drejte te krenohemi me ju …njeres si ju i duhen jo thjesht nje bisnesi te vogel po na duhen neve si vegjeli e qe nuk mund te gjejme mbeshtetje te ky pushtet pushtesh qe po leme pas ….jam nje qytetar qe i urej padrejtesite .sicdo tjeter,po me thene te drejten gazetare me perkushtim si ju si merua ,,si thanua .nuk kam ndeshur kure …me vjen mire qe i ngre problemet kaq bukur ,drejt pa anesi ,dhe kryesorja me prkushtim duke atribuar veten tamam si nje pushtet i katert qe ,,lufton pa kompromis ..ju si nje gazetar me plot gojen i talentuar trim i vndosur nje gazetar investigativ qe duhet tu kete zili edhe ,,f ,,b,,i…ju jeni aq shume i informuar keni aqe shume bagazh njohurish ,qe mund t,ia kalonit c,do organi ligj zbatus ,,ju kini aq prova sa nuk mbetet njeri i pa perlyer ne ate balte qeverisese qe e ka katandisur ky turpi i kombit shqiptar …po te drejtohem si qytetar i ketij vendi ne mynyre te sinqerte ,nese drejtesija fition ,ado dilni deshmitar per ato keni deklaruar per xhelatin berisha ,,une nuk e ve ne dyshim ,qe ti do ta besh ,,njeres si ju nuk gejn e kompromis me te keqen ..une them me bindje se ju nuk beni kompromis sepse barbarija qe ky kriminel qe ka ushtruar ndaj teje dhe z mero u duk plotesisht qe ju nuk thyeni lehte ….une te uroj gjithe te mirat z perparim te uroj pune te mbare sepse ne shpresat i kemi te ju ,qe na mbroni e nuk na lini ne duart e xhelateve ,,suksese
akoma shkruan ky gomari, qe eshte cdo gje pervec gazetar, ca vjet ishim rehat nga ky idiot
Gomar jeni ju Zoti Koka bashke me atp PDite te urrer qe na vodhen gjithcka dhe tash na kapardisen si shpetimtare… Kurre me PD. Mallkuar qofte pasi shkaterroi shtetin
bllokim i plote nga berisha e ps kthimit te pronave te ligjshme me miratimin e plote te perendimit.