“Një lëvizje politike në shumë raste është më e madhe se një parti politike, por unë nuk mund të përjashtoj asgjë në rast se shurdhëria dhe mosreflektimi do të vazhdojë. Ne jemi të vendosur t’i qëndrojmë aksionit tonë politik sepse mendojmë se e kemi detyrim ndaj forcës sonë politike ndaj demokratëve në gjithë Shqipërinë, por dhe ndaj vendit në tërësi”, thotë ai.
Ish-nënkryetari i PD-së nisi në fundjavë takimet në rrethe, të cilat thotë se nuk do të jenë mediatike. Kjo lëvizje ishte e paralajmëruar në rast se Lulzim Basha nuk do t’i përgjigjej platformës së shtatorit për ringritjen e PD-së, që mban vulën e Patozit dhe ish-sekretarit të përgjithshëm, Ridvan Bode.
“Nuk ka asnjë gjest dhe asnjë akt për bashkimin dhe ringritjen e PD, por ka një letargji, në një kohë që po afrohen zgjedhjet lokale dhe PD është në një krizë të madhe përfaqësimi politik dhe në një krizë të madhe idesh dhe nuk ka një projekt, një strategji për të ardhmen”, deklaroi më tej Patozi.
Por a do ta sfidojnë Lulzim Bashën për zgjedhjet vendore?
“Tani në politikë asnjëherë nuk thuhet kurrë, por ne çdo vendim do ta ndërmarrin në përputhje dhe në konsultim me demokratët”.
Patozi tha se PD nën drejtimin e Bashës po asgjësohet.
“Është hera e parë në Shqipëri sipas tij, që kur qeverisë i bie besueshmëria për shkak të skandaleve dhe korrupsionit dhe opozita nuk ngrihet”, vijoi ish-deputeti demokrat, sipas tch.
Patozi dhe Bode janë më aktivët në parti nga grupi i kundërshtarëve të Bashës, që për hir të së vërtetës nuk e ka më soliditetin e ditëve të verës kur Basha ngriu pozicionet dhe pas një muaji u rizgjodh në krye të PD-së.
Topalli dhe Imami, edhe pse kritikë të fortë nuk kanë angazhim direkt në strukturë. Lëvizje konkrete, por jo në planin partiak ka bërë Majlinda Bregu, e cila ka nisur lobimin për të fituar pozicionin e Sekretarit te Përgjithshëm, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një strukturë e në kuadër të procesit të Berlinit.
o.j/dita

O patozijevic,prisni se Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i Dekriminalizimit ka shume gjasa qe t’u bashkoje ne burgun e sigurise se larte ne Rec te Shkodres.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza si dhe mijra femije te mbetur jetim, pa harruar nje pasuri kombetare e private qe e tjetersuar dhe te brabitet nga fuqia e riciklimit t botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus presidence,pushtetin lokal e ate pjese te biznesit e medjas qe akoma vazhdon e te pastrojne leket e piset,qe kerkojne drejtesi dhe jo lojra fjalesh e lloqe kavajsish:thote populli qe ne shumice ju bojkotoje ne zgjedhjet e fundit parlamentare duke e nxjerre ne teresi politiken te dhjere,por “krenare”.Mjaft eshte MJAFT.Besoni,binduni dhe rrefehuni qe Zoti t’u meshiroje.