Letër e nënshkruar
Preng Pjetri, Zejmen
Republika e Shqipërisë dhe ajo e Salisë! Ndofta s’tingëllon dhe aq bukur nga ana figurative, por duke marrë shkas nga ndodhitë dhe ofensivat që ndërmerr herë pas here PD-ja dhe grupi i saj parlamentar, ashtu si çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi më duket sikur jetoj në një vend të ndarë në dy principata. SHQUP-i tashmë është bërë si “selia e Vatikanit” me dy Papë, një demek i dorëhequr, e një gjoja i zgjedhur.
“Kardinalët e PD-së lajmëruan se kanë formuar parlamentin e tyre me në krye kryetarin e tyre legjendar zotin Sali Berisha. Brenda selisë së “shenjtë” të PD-së u instalua parlamenti blu i Salisë. Sipas burimeve konfidenciale nga SHQUP thuhet se kryetari i vogël Lulushi i ka propozuar krye-kryetarit, hirësisë së tij zotit Sali Efendi Berisha binjakëzimin e parlamentit blu me Parlamentin e Shqipërisë, e nëse arrihet kjo marrëveshje ndizet drita jeshile midis parlamentit blu dhe atij të Shqipërisë.
